Gjukiq: Sanksionet nën të cilat Kosova është më retorike, por heqja e tyre do të nënkuptonte shpërblimin e Kurtit

Në Bruksel gjatë përgatitjes së raportit rreth përmbushjes së kërkesave të vendosura me synim de-eskalimin e situatës në veri, prej të cilës do të varet nëse Bashkimi Europian do t'i ndëpresë sanksionet e vendosura Prishtinës qershorin e kaluar, ndërsa diplomati Sreqko Gjukiq thotë se masat ndëshkuese të BE nuk kanë prekur as autoritetet në Prishtinë dhe se këto janë më shumë retorike sesa sanksione reale politike dhe ekonomike.
"Nuk e di as sesi ata e shikojnë. Ata u japin dorë Kurtit që ai të pranojë dialog konstruktiv, megjithatë ai është kokëfortë dhe atij nuk i vjen në ndihmë asnjë sanksion apo kërcënim. Për ta duket se e vetmja gjë që e ndihmon është kur amerikanët e largojnë nga pushteti dhe e detyrojnë në zgjedhje të reja”, thotë Gjukiq për Kosovo Onlajn.
Sikurse shton ai, njoftimet se sanksionet mund të hiqen, i interesojnë Kurtit pasi kjo do të thotë se ai nuk duhet të ndryshojë qëndrim.
“Kjo më shumë është ndonjë histori që është lançuar që të flitet, ndërsa pas kësaj asgjë reale nuk qëndron. E para këtu është problemi: çfarë t’i heqësh, ndërsa e dyta nëse i hiqen masat, atëherë ky është shpërblimi për të, sepse asgjë nuk është bërë ndërkohë. Ai raport duhet të përmbajë atë çfarë Prishtina dhe Kurti kanë bërë konkretisht përshembull në planin e BKS, dinarit, problemet e çështjes së sigurisë... Raporti nuk mund të jetë aspak pozitiv, ndërsa duhet që dikujt t’i listohet heqja e sanksionve të paegzistueshme”, thotë Gjukiq.
Pyetjes nëse historia rreth heqjes së sanksioneve ndaj Kosovës është tentativë që Kurti të bjerë dakord për ndonjë lloj bashkëpunimi, pasi javën e ardhshme Komiteti i Ministrave të Këshillit të Europës pritet të votojë kërkesën e Kosovës për t'u pranuar në atë organizatë, bashkëbiseduesi ynë thotë se ka mundësi që dikush të mendojë se në këtë mënyrë do t’a shtyjë Kurtin të bëjë diçka që nuk e ka bërë më herët por ky është presion shumë i dobët.
“Ky është presion i dobët apo shantazh i dobët për diçka të madhe që duhet të bëjë, ndërsa për të krijimi i BKS është gjë jashtëzakonisht e madhe. Kjo është një lojë macja me miun dhe nuk besoj se do të jetë vendimtare as për Këshillin e Europës dhe BKS dhe për të gjitha lëvizjet e tjera që presin aty diku derisa me të vërtetë në mënyrë direkte edhe një herë Kurti të paralajmërohet tamam ashtu sikurse duhet dhe mund të paralajmërohet nga fuqitë e mëdha dhe Pesëshja. Kështu që për të është vizatuar qartësisht rruga që duhet të kalojë: nëse nuk formon BKS apo gjëra të tjera, se nuk ka asgjë nga Këshilli i Europës dhe besimi i komunitetit ndërkombëtar dhe se do të duhet të shkojë në zgjedhje” thekson Gjukiq.
0 komentet