Barbano: Jam i shokuar për përdorimin e tepruar të forcës nga Policia Kosovare ndaj djaloshit sërb

Pjetro Barbano
Burim: Kosovo Online

​​​​​​​Shefi i Euleks Xhovani Pjetro Barbano denoi përdorimin e tepruar të forcës e cila sikurse tha, pjestari i Policisë Kosovare ka treguar sot ndaj djaloshit sërb në Mitrovicën e Veriut.
Barbano në rrjetin social “X“ ka shkruar se është i shokuar për atë çfarë ndodhi duke përcjellë shqetësimin tek Policia Kosovare.

“Jam thellësisht i shokuar dhe dënoj përdorimin e tepruar të forcës e cila sot u tregua nga një pjestar i Policisë Kosovare ndaj një djaloshi në Mitrovicën e Veriut. U kam shprehur shqetësimin tim drejtuesve të Policisë Kosovare dhe jam i bindur se ata që janë përgjegjës për këtë akt të papranueshëm, do të vihen para përgjegjësisë në përputhje me sundimin e ligjit” ka shkruar Barbano në rrjetin social “X“.

Shefi i Euleks Xhovani Pjetro Barbano denoi përdorimin e tepruar të forcës e cila sikurse tha, pjestari i Policisë Kosovare ka treguar sot ndaj djaloshit sërb në Mitrovicën e Veriut. Barbano në rrjetin social “X“ ka shkruar se është i shokuar për atë çfarë ndodhi duke përcjellë shqetësimin tek Policia Kosovare.

Sipas videoregjistrimit që është shpërndarë në rrjetet sociale, incidenti i sotëm ndodhi në zonën e këmbësorëve në Mitrovicën e Veriut në afërsi të urës kryesore të Ibrit. Në pamje duket pjestari i Policisë Kosovare duke sulmuar gjimnazistin sërb e me këtë rast duke e kapur atë shumë herë në zonën e fytit.

Maturantët e shkollës së mesme sot kanë festuar përfundimin e vitit shkollor dhe kur kaluan në zonën shëtitëse në pamje duket se nga kafenetë ku ishin ulur shqiptarët, u provokuan me duar shenjën e shqiponjës dykrenare.