Nikolliq: Provokimet dhe sulmet ndaj fëmijëve po bëhen të përditshme në Mitrovicën e Veriut

Danijela Nikolić
Burim: Privatna arhiva

​​​​​​​Kryetarja e Këshillit për K&M Danijela Nikolliq ka dënuar ashpërsisht sulmin e Policisë Kosovare ndaj maturantëve gjimnazistë sërbë në Mitrovicën e Veriut dhe theksoi se provokimet e vazhdueshme dhe sulmet ndaj fëmijëve po bëhen të përditshme.

Nikolliq në deklaratë ka theksuar se ndaj maturantit u ndërmor sulm nga disa pjestarë të PK, ndërsa në ditën e fundit të shkollës, ndërmori shëtitjen tradicionale me shokët dhe mësuesit e tij.

“Ndërsa një polic e mbante për qafe dhe mësuesit tentonin t’a tërhiqnin fjalë për fjalë nga kthetrat e policisë, shqiptarët që ishin ulur në kafenetë në afërsi të sulmit, e provokuan. Provokimet e vazhdueshme dhe sulmet ndaj fëmijëve janë bërë të përditshme në Mitrovicën e Kosovës dhe më shumë bëhet fjalë për injorimin e bashkësisë ndërkombëtare dhe institucioneve të përkohshme në Prishtinë, të cilat punojnë ekskluzivisht në diskriminimin dhe heqjen e çdo lloj lirie për sërbët në krahinë. Kjo është përballje me metoda fashiste, me individin, liritë e tij, me qëllim përhapjen e frikës në komunitet dhe përcjell mesazhe frike çka në këtë rast jep dimension më tepër” ka thënë ajo.

Nikolliq ka theksuar se sulmi ndaj djaloshit të ri i cili sot duhej të festonte fundin e një epoke, ka qenë mesazh ndaj popullit sërb me synim dëbimin e tyre.

“Që ironia të ishte e madhe në ditën kur përfaqësuesja e lartë e BE për politikë të jashtme dhe siguri dhe siguria në Mitrovicën e Kosovës, pa asnjë arsye i riu sërb i’u nënshtrua keqtrajtimit, kapjes për fyti nga ana e pjestarëve të policisë kosovare vetëm dhe ekskluzivisht sepse është sërb. A do të thotë dikush nga bashkësia ndërkombëtare se nuk e di se çfarë ka ndodhur në të vërtetë, para të gjithë të pranishmëve, prindërve dhe fëmijëve të shqetësuar, sepse PK thotë se "nuk ka rast", apo do t'i akuzojë fëmijët sërbë se ata janë fajtorë pavarësisht numrit të madh të shqiptarëve të mbledhur në atë moment në kafenetë në shëtitore me qëllim provokimin e maturantëve sërbë”?, pyeti ajo.

Nikolliqi përmbyll se kapja për fyti e maturantit sërb nga ana e policisë kosovare është refleksion i jetës së sërbëve në Kosovë si laku përreth fytit të terrorit të Kurtit.