BE: Shpallja e “Mbrojtjes Civile” dhe “Brigadës së Veriut” terroriste nuk kontribuon në de-përshkallëzimin e situates
Bashkimi Evropian ka bërë të ditur se vendimi i Qeverisë së Kosovës për shpalljen e organizatave terroriste “Mbrojtjen Civile” dhe “Brigada e Veriut” është një hap i njëanshëm, i cili nuk kontribuon në uljen e tensioneve, shkruan Radio Evropa e Lirë.
"Shpallja e organizatave terroriste është një hap i njëanshëm dhe nuk kontribuon në de-përshkallëzimin e situatës dhe gjetjen e mënyrave për të zgjidhur problemet ekzistuese në mënyrë të qëndrueshme," ka thën zëdhënësi i BE-së Peter Stano në përgjigjen e tij për REL.
Stano shtoi se liderët e 27 vendeve anëtare të BE-së në një takim të mbajtur javën e kaluar kanë kërkuar de-përshkallëzimin e menjëhershëm të situatës në veri të Kosovës.
“Ne përsërisim thirrjen për të dyja palët që të përmbahen nga çdo veprim apo retorikë që mund të çojë në përshkallëzimin e mëtejshëm të tensioneve dhe të ndërmarrin hapa urgjentisht për të de-përshkallëzuar situatën aktuale në veri të Kosovës në përputhje me propozimin e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së Giuseppe. Borej”, ka thën Stano.
0 komentet