Novosti: Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur edhe 22 kallëzime penale kundër serbëve
Sipas informacioneve jozyrtare të “Novosti”, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur edhe 22 kallëzime penale kundër serbëve, me çka, siç thonë ata, ka zgjeruar listën, në të cilën paraprakisht ishin 45 shtetas serbë.
Sipas Novosti-t, në mesin e atyre ndaj të cilëve është ngritur kallëzim penal janë edhe anëtarët e Listës Serbe Goran Rakiq, Igor Simiq, Aleksandar Spiriq, Dragisha Milovic, Milan Radojeviq, si dhe i arrestuari tashmë Milun Milenkoviq Lune.
Në kët list të Prishtinës sipas Novosti-t janë edhe Vučina Jankoviq, Vladan Radivojević, Danijel Shmigiq dhe Sloodan Miletiq nga Zveçani, si dhe Stevan Paviçeviq, Lazar Dejanoviq, Zhivojin Sikimiq, Dushan Drobac, Nikola Miljkoviq, Bogdan Dimiqiq, Dragoje Krstanoviq, Stojan Antosijeviq, Marko Gjukiq, Tomislav Kostiq, Marko Daniq dhe Nebojsha Ordiq nga Mitrovica e Veriut
Në pyetje janë raportimet për trazirat e ndodhura më 29 maj të vitit 2023. kur pjesëtarët e policisë speciale të Kosovës qëlluan mbi serbët që po protestonin në mënyrë paqësore dhe me atë rast e plagosën rëndë Dragisha Galjkon, duke e qëlluar pas shpine.
Serbët e Kosovës, sipas interpretimit të Prokurorisë së Kosovës, akuzohen se kanë marrë pjesë aktive në menaxhimin e grupeve kriminale që me dhunë tentuan të pengojnë vendosjen e rendit kushtetues të Kosovës në katër komuna në veri dhe të vendosin rendin kushtetues të Serbisë.
Thuhet se 22 serbë rrezikuan persona nën mbrojtje ndërkombëtare, morën pjesë në huliganizëm dhe sulme ndaj zyrtarëve.
0 komentet