Beqiroviq: Pa rekomandimin e aleatëve, Kosova nuk do të përfshinte vendosjen e shërbimit ushtarak
Drejtori i Institutit Ifimes nga Lublana Zijad Beqiroviq beson se pa votën e përfaqësuesve të komunitetit sërb në Kuvendin e Kosovës, Prishtina nuk do të mund të vendoste shërbimin e detyrueshëm ushtarak, por edhe pa mbështetjen e vendeve që ndihmojnë më shumë kur është çështja e stërvitjeve dhe furnizimit me pajisje të FSK.
Beqiroviq thekson se tema e vendosjes së shërbimit ushtarak ashtu sikurse shumë temave të tjera të cilat po i vënë zjarrin skenës së brendshme rajonale, kanë qenë në funksion të fushatës për vendosjen, duke shtuar se realisht këtë vit kur këtë t’a vlerësojë kryeministri kosovar, do të organizohen zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë.
"Megjithatë këtu egziston një problem, sërbët hyrën në institucionet kosovare me premtimin se atyre do t’ju mundësohej e drejta e votës në referendume dhe në zgjedhje që do të mbahen në Sërbi, se ato do të mbahen edhe në territorin e Kosovës, ndaj dhe hyrën në institucionet kosovare. Nëse përfaqësuesit sërbë do të bojkotonin këto zgjedhje, nuk mund të konstituoheshin këto institucione të Kosovës. Pikërisht të gjitha këto zhvillime, nisur prej targave, lloje të ndryshme të bllokimeve, mosrespektimin e CEFTA, është mjaft e rrezikshme për proceset e ardhshme zgjedhore, pavarësisht se kur do të jenë, ndërsa realisht pra egziston mundësi shumë e madhe që të mbahen këtë vit", bën të ditur Beqiroviq.
Ky i fundit kujton se për formimin eventual të ushtrisë, nevojiten votat e përfaqësuesve të komunitetit sërb, 2/3 e dhjetë deputetëve.
"Pikërisht përmes kësaj inxhinierie zgjedhore, dëshirojmë të zgjedhim përfaqësues të tillë sërbë që do t’a votonin këtë në versionin final, pra nuk do të kishin 2/3 për t’a bllokuar dhe pikërisht shumë ngjarje në skenën politike janë të lidhura me ata dhjetë deputetë që vijnë nga komuniteti sërb, që janë një lloj sigurie që të mos hyjë në çfarëdolloj marrëveshjeje pa votat e tyre. Lufta dhe presioni i madh mbi të gjitha është për të eliminuar Listën Sërbe, ndikimin e Beogradit, presidentin e Sërbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe të gjejnë ndonjë lloj sërbësh me të drejtë që të gjithë këtë t’a votonin në institucionet në Kosovë”, beson Beqiroviq.
Ekuilibri ushtarak në rajon apo në ndonjë pjesë të rajonit, është krijuar me aneksin ushtarak të Marrëveshjes së Dejtonit ku caktohet saktësisht sesa efektiva mund të kenë shtetet, sqaroi Beqiroviq.
"Duke marrë parasysh se Sërbia Marrëveshjen e Dejtonit e nënshkroi në vitin 1995 dhe atëherë nuk kishte ndonjë mosmarrëveshje rreth Kosovës dhe kujt i takon dhe këtë e besojnë në qarqe të caktuara në Prishtinë se ata duhet të paraqiten si trashëgimtarë dhe që në një mënyrë të mund të përfshihen në zgjidhjen e situatës në B&H. Mendoj se kjo nuk është reale, reale është që faktori kyç ndërkombëtar SHBA, ndoshta rol të madh ka Gjermania. Mendoj se duhet të paralajmërohet për të gjitha pasojat e mundshme Berlini zyrtar, nëse do të shkohet deri tek ndonjë prishje anormale të balancimit të forcave ushtarake në territorin e Kosovës” ka sqaruar ai.
Beqiroviq thekson se pa rekomandimin e aleatëve, Kosova nuk do të përfshinte vendosjen e shërbimit ushtarak.
"Kosova sigurisht që pa vendet aleate dhe këshillave të tyre, rekomandimeve, nuk do të përfshinte vendosjen e shërbimit të detyrueshëm ushtarak, çka do të sillte një sërë pasojash, e një prej tyre janë ato financiare, por prej disa kohësh nuk egziston traditë që njerëzit të shkojnë në shërbimin e detyrueshëm ushtarak, ashtu sikurse ka qenë dikur në shtetin e përbashkët të RFSJ, kështu që kjo është bërë sipas bindjes dhe ky është trend që është i pranishëm në botë por edhe në Europë, sapo Gjermania vendosi të ndajë 100 miliardë euro për ushtrinë, armatimin, ky ishte sinjal për të nisur me këto aktivitete, aq më tepër që Gjermania dhe Britania e Madhe janë sponsorët kryesorë të politikës kosovare në Europë. Në anën tjetër të Atlantikut, në SHBA, me pretekstin se Kosova merr përgjegjësinë për sigurinë dhe mbrojtjen, por në fakt pas gjithë kësaj, fshihet kërcënimi që ata e paraqesin që po vjen nga ana e Sërbisë. Në këtë kontekst, duhet të kuptohen të gjitha këto aktivitete në lidhje me mundësinë e vendosjes së shërbimit të detyruar ushtarak.
Beqiroviq shton se dhe para liberalizimit të rregjimit të vizave, numër i madh qytetarësh të Kosovës u larguan, ndërsa sot pritet valë e re e shpërngljes dhe vendoset pyetja sesi do të zbatohet shërbimi i detyrueshëm ushtarak.
"Sa e thjeshtë dhe praktike do të ishte të bëhej, kur keni gjysmën e popullsisë jashtë Kosovës. Kjo hap një sërë çështjesh dhe këtu është çështja e sigurisë dhe e mbrojtjes, ndërsa për sigurinë në Kosovë, kujdesen forcat e KFOR dhe këtu është moment i rëndësishëm ndërkombëtar. Mendoj se kjo histori për vendosjen e shërbimit të detyrueshëm ushtarak, mund të jetë edhe objekt i dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës rreth normalizimit të marrëdhënieve. Megjithatë ky është moment shumë i rëndësishëm nëse shkohet deri tek realizimi, ndërsa rreth kësaj duhet diskutuar, marrëveshuar dhe gjetur zgjidhje që t’iu vijë përshtat” ka përmbyllur Beqiroviq.
0 komentet