Berisha: Kurti nuk ka të holla me të cilat do të mundte të rregullonte pozitën në Uashington

berisa
Burim: Kosovo Online

Kryetari i Mëmës së shqiptarëve në Sërbi Demo Berisha thotë për Kosovo onlajn se rezultatet lobuese të firmës që ka angazhuar qeveria kosovare për këtë punë në Amerikë, nuk janë të dukshme pasi kryeministri kosovar Albin Kurti e ka dëmtuar pozitën e vet.

"Nuk ka momentalisht të holla në buxhet të cilat mund të blente vëmendjen, sepse e shikojmë cili është qëndrimi ndaj partisë së tij dhe atij personalisht. Nga ana tjetër diaspora shqiptare është e fortë dhe për respekt dhe ajo investon shumë të holla sesa investon ministria e (punëve të jashtme) të cilën e drejton Donika Gërvalla dhe qeveria e Albin Kurtit", thotë Berisha. 

Sikurse shton ky i fundit, Kurti nuk dëgjon më as vendet e Pesëshes, as ambasadorin amerikan në Kosovë Xhefri Hovenier dhe është mësuar, thotë Berisha, të shkaktojë situata incidentesh prej të cilave deri më tani ka dalë duke u mbuluar me vendimet e vendeve të Pesëshes veçanërisht të administratës amerikane.

"Prej shumë kohësh administrata amerikane ka paralajmëruar Kurtin se duhet të konsultohet para se të ndërmarrë veprime, por ai ka ndërmarrë akte e pastaj ka shkuar për konsultime. Me faktin se administrata amerikane nuk ka bërë atë pjesë të punës që duhej të bënte. Të marrim si shembull vetëm momentin e fundit të mbylljes së nëntë degëve të Postës së Sërbisë në Kosovë. Administrata amerikane dënoi këtë akt, por nuk bëri asgjë më tej për t’a rikthyer atë në gjendjen fillestare” konludoi Berisha.