Bërnabiq: Beogradi i përkushtuar në dialog, insiston në formimin e BKS
Kryeministrja e Sërbisë Ana Bërnabiq ka zhvilluar bisedime sot me ambasadorët e Pesëshes pranë misionit të OSBE në Vienë, të cilët ndodhen për vizitë në Sërbi në kuadër të turneut rajonal të Ballkanit Perëndimor.
Siç bëhet e ditur në sajtin e qeverisë, Bërnabiq ka falenderuar ambasadorët për vizitën dhe mbështetjen që jep Misioni ndaj reformës në fushën e gjyqësorit, të drrejtat e njeriut dhe pakicave, duke vijuar se Qeveria e Sërbisë do të qëndrojë e përkushtuar për vazhdimin e reformave dhe bashkëpunimit rajonal.
Bërnabiq nënvizon se Beogradi është i përkushtuar në dialogun me Prishtinën ndërsa ngrirja e konfliktit nuk është zgjidhje, ndërsa insiston në formimin e Bashkësisë së Komunave Sërbe çka është e nënshkruar në marrëveshjen e Brukselit, bën të ditur qeveria e Sërbisë.
„Pavarësisht të gjitha sfidave, do vazhdojmë të udhëheqim politikë të përgjegjshme e cila ruan stabilitetin, paqen dhe interesat tona kombëtare dhe të shtetit, ndërkohë për Sërbinë po aq e rëndësishme është edhe çështja e mbrojtjes së pakushtëzuar dhe garantimit të sigurisë së pjesëtarëve të komunitetit sërb në Kosovë e Metohi“ nënvizon Bërnabiq.
Nga qeveria bëhet e ditur se ambasadorët e Pesëshes kanë nënvizuar se Ballkani Perëndimor është një rajon shumë i rëndësishëm për OSBE, si dhe për qeverinë e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA dhe theksuan rëndësinë e vazhdimit të arritjes së progresit konkret në dialogun me Prishtinën me mbështetjen e BE dhe të pesë vendeve.
Bërnabiq shtoi se Sërbia i kushton rëndësi të madhe promovimit të tolerancës dhe mosdiskriminimit, çështjeve të lirisë së mediave dhe sigurisë së gazetarëve.
Ajo nënvizoi se Sërbia e vlerëson dhe përkrah punën e Misionit të OSBE në Sërbi, me të cilin ka një partneritet të bazuar në mirëkuptim reciprok dhe u shpreh e prirur për vazhdimin e marrëdhënieve të tilla.
0 komentet