Bërnabiq: Kjo që ende nuk janë zbuluar vrasësit e Ivanoviqit, flet se ata nuk janë sërbë
Kjo që nuk janë gjendur ende urdhëruesit dhe zbatuesit e vrasjes se Oliver Ivanoviqit, për mua do të thotë se ata nuk janë sërbë, ka thënë sot kryeministrja e Sërbisë Ana Bërnabiq.
“Ky është krimi më i urryer dhe më i tmerrshëm. Kur e shikoni se çfarë po ndodh në territorin e Kosovës dhe Metohisë, vetëm në dy vitet e fundit kudo janë shënuar gati 300 sulme të ndryshme karshi banorëve sërbë, incidente, provokime, dhe asnjë person nuk ka mbajtur përgjegjësi, nuk është ndaluar, apo t’i ngarkohet ndonjë akuzë çka flet për situatën e sigurisë dhe të drejtës ligjore për sërbët në Kosovë e Metohi” ka thënë Bërnabiq, pas takimit në Shtëpinë e Gardës ku asistoi edhe presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuiq, kryetari i Kuvendit Popullor të Sërbisë Vladimir Orlliq, zv.kryeministri dhe ministri i mbrojtjes Millosh Vueviq, si dhe kreu Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Sërbisë gjeneral Millan Mojsilloviq.
Bërnabiq ka vërrejtur se shërbimet e sigurisë së Sërbisë vazhdojnë të punojnë për gjetjen e autorëve dhe urdhëruesve të vrasjes së Oliver Ivanoviqit, por në kapacitete të kufizuara, sepse u janë lidhur duar e këmbë pasi që shumica e provave dhe informatave të kërkuara nga Prishtina, nuk janë siguruar.
"Nëse dikush nga nacionaliteti sërb apo që i përket territorit të Sërbisë qëndrore do të ishte i përfshirë në këtë krim, nëse do të kishte ndonjë provë, do të ishte arrestuar disa herë deri më tani. Fakti që porositësi dhe autori nuk janë gjetur, do të thotë për mua se ata nuk janë sërbë. Besoj se Prishtina nuk do ta zgjaste shumë për t'i ndaluar dhe gjykuar nëse ata do të ishin sërbë. Kemi pasur aktakuza të rreme, të cilat janë rrëzuar. Dikush tjetër qëndron pas kësaj dhe mbase kjo flet më tepër përse nuk kemi emra konkretë, as informacion dhe prova dhe gjithçka që kërkojmë në aspektin e informacionit” ka shtuar Bërnabiq.
Kjo e fundit ka thënë se Sërbia nuk do të jetë e qetë derisa urdhëruesit dhe zbatuesit që kanë kryer krimin, nuk do të gjykohen dhe do të insistojë që kjo të bëhet realitet.
"Fatkeqësisht pasi krimi ka ndodhur në territorin e Krahinës Autonome të Kosovës, na duhen informata prej të gjithëve aktorëve ndërkombëtarë që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit, mbrojtjen e sundimit të ligjit dhe rendit juridik, mbi të gjitha EULEX dhe UNMIK, por edhe institucionet e dhe autoritetet e përkohshme të Prishtinës të cilat janë përgjegjëse dhe kompetente për të gjetur të gjithë ata që e kanë kryer atë krim të urryer", ka deklaruar Bërnabiq.
Kryeministrja e Sërbisë ka thënë se Sërbia nuk ka informacione shtesë prej aktorëve ndërkombëtarë, si dhe prej Prishtinës në lidhje me urdhëruesit dhe zbatuesit e vrasjes së Ivanoviqit.
0 komentet