Bërnabiq: Kurti po kurajohet edhe më nga zhvillimet në Beograd

Ana Brnabić
Burim: Kosovo Online

Kryeministrja e Sërbisë Ana Bërnabiq ka vlerësuar sot se deklaratat e Albin Kurtit se ai do të shkruajë draft-statutin e Bashkësisë së Komunave Sërbe si dhe për sanksionet ndaj Sërbisë-kanë qenë të pritshme pasi po kurajohet edhe më shumë prej protestave në Beograd.

"Kurti tani po kurajohet edhe më shumë për atë që fatkeqësisht prej pesë ditësh në Beograd nuk kemi pasur kohë të flasim se sa më shumë po i keqtrajton sërbët, çfarë po ndodh në Banjskë, si po uzurpon pronat sërbe, as dhe sa e kërcënuar është sot KOS në Kroaci, pasi merremi me temat e rreth 40 mijë zgjedhësve” ka thënë Bërnabiq.

Kjo e fundit ka thënë se “mediat e manjatëve“ thërrasin analistë të cilët shembullin e zgjedhjeve demokratike, e bazojnë tek ato të mbajtura në veri të Kosovës në të cilën morën pjesë 3% e banorëve.

"Të tillë vëzhgues bëjnë paradë përmes mediave manjate. Pra ky është kulmi i demokracisë-aty ku pjesmarrja ishte 3%, ku zgjedhjet u mbajtën në kontejnerë nën njerëz të armatosur. Atyre e vërteta nuk ka rëndësi, por narrativë sesi të destabilizojnë Sërbinë dhe të thonë se është më e keqja në botë" ka sqaruar ajo.

Bërnabiq thekson se Sërbia do të vazhdojë të mbrojë interesat kombëtare.

"Kurti u inkurajua pak. Do të vazhdojmë të luftojmë për interesat tona kombëtare, për interesat e popullit tonë, për paqe e stabilitet" ka nënvizuar Bërnabiq.

Kjo e fundit ka theksuar se në konferencën për gazetarë se Crta organizata joqeveritare e cila ishte pjesmarrëse me vëzhgues në zgjedhje, ka paraqitur veçse insinuata, gjysmë informacione, pothuajse analiza, sygjerime anonime, ndërsa gjithçka "e mirëpaketuar" për kontekst politik që çon ujin në kusinë e vet.

Crta, nënvizoi ajo, duke i’u drejtuar mediave nuk paraqiti asnjë ankesë apo denoncim në Komisionin Zgjedhor Republikan, apo Komisionin Zgjedhor Qytetas, apo dhe në Prokurori.

"Jam e detyruar të reagoj sidomos nga ambientet e Qeverisë, e jo nga Partia Përparimtare Sërbe, sepse ajo që kemi parë dhe dëgjuar qysh prej mëngjesit të së hënës kur përfaqësuesit e opozitës ishin grupuar rreth listës Sërbia kundër dhunës, nuk ka asnjë lidhje me listën Aleksandar Vuçiq Sërbia nuk mund të ndalet dhe ky është destabilizimi direkt i Sërbisë dhe tentativë direkte për të rrëzuar rendin kushtetues të Sërbisë. Në asnjë vend normal demokratik nuk ndodh që të keni akuza të tilla nëpër botë ku ju akuzojnë shtetin për falsifikim të zgjedhjeve pa dhënë në asnjë moment asnjë provë të vetme“ ka thënë ajo.

Ajo tha se „humbi“ historia e 40.000 deri në 50.000 vota nga Republika Sërbe e Bosnjës që u lejuan të votonin në Beograd.

"Thanë se nuk ishte ky problemi, por problem është migrimi i brendshëm" ka thënë ajo. Bërnabiq ka thënë se pret ndjesë publike për popullin e RS dhe B&H, ku legjitimisht kanë shtetësi të Sërbisë dhe marrin pjesë në zgjedhje si parlamentare dhe ato vendore.

Ajo tha se Crta në konferencën e vet provoi në mënyrë të pamohueshme se nuk egziston asnjë dyshim në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve parlamentare.

Përsa i përket Beogradit, thotë se Crta tha përmes analizës së emra të rrallë pretendohen si jo konsistentë.

Në lidhje me këtë kujtoi se lista zgjedhore dëshmoi se prej prillit të vitit 2022 kur u mbajtën zgjedhjet e fundit në të cilat nuk pati probleme, deri në listën përfundimtare të zgjedhësve në Beograd, numri i personave me të drejtë vote është rritur për 0.8%, pra 12.907 persona, gjë që nuk mund të ndikojë në rezultat.

Ajo i‘u referua edhe deklaratës së nënkryetarit të Partisë për Liri dhe Drejtësi Borko Stefanoviq, i cili tha se Franca mohoi që presidenti i ketij shteti Emanuel Makron, t'i ketë përcjellë mesazh urimi Aleksandar Vuçiqit, duke thënë se oferta është se-nëse Makron jo personalisht nuk do t‘a uronte Vuçiqin, ajo dhe Vuçiq nuk do të merreshin më kurrë me politikë, por nëse po-atëherë Stefanoviq dhe Dragan Gjillas të thonë publikisht se kanë gënjyer dhe se më ata nuk do të merren më me politikë.