Vuçiq: Bisedimet në Bruksel, BKS e rëndësishme për sërbët në KiM

A Vučić
Burim: Printskrin/Pink TV

Deklarata e shefit të diplomacisë Xhozef Borell se takimi në nivel të lartë në kuadër të dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës do të mbahet më 27 shkurt, Vuçiq ka thënë se po diskutohet për këtë që të mbahet në 27 ose 28 shkurt.

“Është biseduar rreth kësaj për të shkuar në Bruksel, u thashë se nuk e shikoj këtë pikë të bisedës veçanërisht para takimit të Mynihut. Kemi biseduar që të organizohet në 27 ose 28 shkurt”, është shprehur Vuçiq para gazetarëve në Mynyh.

Siç u shpreh ai, në Bruksel do të shkojë kryesisht për të folur rreth Bashkësisë së Komunave Sërbe.

“Çështja nuk është nëse unë do t’i shmangem bisedimeve, mendoj se dhe sot çdo herë këtë e kemi qartësuar me vendosmëri. Nuk mundeni të nënshkruani diçka të 10 viteve të shkuara e më pas të thoni se Vuçiq kërkon kafe pa filxhan kafeje. Kërkojnë njohje të pavarësisë në këmbim të BKS. Kjo nuk rezulton e shkruar askund. Përmbishni ato që keni nënshkruar e pastaj të ecim më tej”, ka thënë Vuçiq.

Ky i fundit ka ripërsëritur se nuk është problem të bisedojë për gjithçka, por të ketë dijeni se çfarë duhet të bëjë më parë dhe kjo është Bashkësia e Komunave Sërbe.

Presidenti sërb ka shtuar se është e rëndësishme që Sërbia të përfaqësohej në takimin e Mynyhut pasi në të kundërt, do u jepej mundësia të tjerëve që të thoshnin të pavërteta për Sërbinë, gjë që sipas tij, e bëjnë gjatë gjithë kohës.

“Kështu e kemi treguar veten si partner të besueshëm, racional, normal, logjik, si ndokush që i respekton obligimet, që të llogarisin mirë atë që do të bisedohet me Sërbinë”, tha Vuçiq.

Ai shtoi se përfaqësuesit e shtetit nuk janë “Babagjyshi i Vitit të Ri” që duhet të sjellë lajme të mira për qytetarët, por duhet t'i mundësojnë Sërbisë që të ketë shkallën më të ulët të papunësisë, duke ruajtur paqen dhe interesat kombëtare.

“Është tamam puna më e vështirë. E përderisa shumica e njerëzve janë me pushime, gjë që është mirë pasi destinacionet tona turistike janë plot, nuk ka vende nëpër restorante... dhe e gjithë kjo u mundësua nga paqja dhe politika e zgjuar ekonomike e investimet”, tha Vuçiq.

Në këtë kuptim, ai shtoi se pret që fitimet në shkurt të jenë drastikisht më të larta nga ç‘pritej, pasi TVSH-ja e brendshme po rritet, e kjo do të thotë se ekonomia po ecën mirë.

“Kjo është puna jonë, të mbrojmë interesat kombëtare, që politikanët të krijojnë atmosferë për ambjent komod për investitorët, të rujmë jetët e njerëzve, fëmijët tanë, të shijojne festat e të bertasin siç duhet, të jetojnë më mirë edhe pse kanë një rrogë më të lartë se më parë”, ka thënë Vuçiq.

BKS e rëndësishme për sërbët

Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë mbrëmjen e sotme se Bashkësia e Komunave Sërbe është e rëndësishme për sërbët në Kosovë, pasi kjo është mënyra e vetme, sidomos ata në jug, të organizohen dhe mbrojnë interesat kombëtare.

„Njerëzit shpesh e nënvlerësojnë BKS, por si do të organizohen para së gjithash njerëzit në jug të Ibrit dhe të mbrojnë interesat kombëtare nëse nuk e kanë atë. Si do ta bëjnë në Kllokot, Gushtaricën e Poshtme, Budrigën e Poshtme”, tha Vuçiq në një prononcim për gazetarët në Mynih.

Ai tha se nuk u beson autoriteteve në Prishtinë dhe se beson se nuk dëshirojnë formimin e BKS.

„Por nëse më pyesni sesa angazhim dhe dëshirë kanë amerikanët dhe evropianët për të punuar në këtë drejtim, nuk do të ketë kurrë kërkesa më të forta për formimin e BKS. Sesa do të zgjasë kjo për shkak të problemeve të brendshme shqiptare, këtë nuk e di”, ka speguar Vuçiq.

I pyetur për bisedën me sekretarin Amerikan të Shtetit, Entoni Blinken, ai tha se është folur edhe për propozimin franko-gjerman i cili u shndërrua në propozim të BE, si dhe për marrëdhëniet dypalëshe.

“Amerikanët kanë qenë një ndër të rrallëve kur kanë qenë barrikadat, të cilët dëshironin të dëgjonin ankesat e sërbëve, dëshironin të bisedonin me përfaqësuesit e vërtetë të popullit si në veri ashtu dhe në jug”, ka shtuar ai.

Vuçiq tha se kjo nuk do të thotë se amerikanët ndryshuan pozicioni e tyre.

"Jemi shumë të vegjël, dhe ata të mëdhenj. Por kemi arritur të ndryshojmë prizmin dhe kuadrin që të na dëgjojnë, kuptojnë çfarë bëjmë dhe çfarë dëshirojmë", ka theksuar ai.

Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Ivica Daçiq ka thënë se pasi ka qenë i pranishëm në takime, mund të dëshmojë se përfaqësuesit ndërkombëtarë janë në dijeni të vijave të kuqe për Sërbinë.

“Më duhet të them pasi presidenti Vuçiq dhe politika shtetërore e Sërbisë është e ekspozuar ndaj kritikave se nuk mbrojmë mjaftueshëm interesat tona kombëtare dhe shtetërore. Në takimin me Makron, Sholc, Llajçak, Borell, si dhe me Blinken, u dëgjua se ishin njohur me vijat e kuqe të Sërbisë. Kjo është mënyra më e mirë e konfirmimit të korrektësisë së politikës shtetërore që po udhëheqim me qëllim mbrojtjen e interesave kombëtare dhe të ardhmes së Sërbisë” ka sqaruar Daçiq.

Ky i fundit shfrytëzoi rastin të kujtojë se 11 vite të shkuara nënshkroi marrëveshjen e Brukselit ku dhe atëherë u organizuan takime e ndërkohë që po pritet ende realizimi i saj dhe shtoi se kjo shemb integritetin e besimit të popullit sërb ndaj saj ku për shkak të së cilës është shumë e rëndësishme të kuptohet pozicioni i Vuçiqit dhe Sërbisë.

Vuçiq shton se për të gjykata më e rëndësishme e historisë është kur dikush pa argumente për të luftuar për veten, nuk shikon interesat e vendit, hedh urrejtje dhe të pavërteta.

Sa i përket pranimit të Vuk Jeremiqit se anëtarët e tij ishin në protestën e fundit para Presidencës, dhe se nuk janë ekstremistë, Vuçiq tha se ai nuk thotë se janë ekstremistë, por mendon se janë të paaftë dhe të papërgjegjshëm.