Bërnabiq për mbajtjen e pjestarëve të policisë kosovare: Fjala është për njerëz që minojnë rendin kushtetues të Sërbisë

Ana Brnabić
Burim: Kosovo Online

Kryetarja e Parlamentit të Sërbisë Ana Bërnabiq ka komentuar mbajtjen e pjestarëve të policisë kosovare se fjala është për njerëz që minojnë rendin kushtetues të Republikës së Sërbisë dhe se presupozon që bashkësia ndërkombëtare të mbështesë këtë.

 

Bërnabiq ka thënë se pret lavdërime nga ana e bashkësisë ndërkombëtare për pjestarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Sërbisë dhe prokurorinë.

Ajo theksoi se bëhet fjalë për njerëz që minojnë rendin kushtetues të Republikës së Sërbisë ndërsa në Kosovë sërbët përditë po keqtrajtohen “pasi dikush në Prishtinë thotë se minojnë rendin kushtetues“.

“Unë presupozoj se njerëzit më në fund i janë përgjigjur apeleve të mbrojmë rendin kushtetues të Republikës së Sërbisë dhe çdo institucion në veçanti në këtë vend. Askush nga bashkësia ndërkombëtare nuk ka reaguar prej vitesh për gjithçka që po bën Albin Kurti, për keqtrajtimin e atyre njerëzve, presupozoj se tani do t’a mbështesin këtë. Super. Ata kanë të ashtuquajturin rendin e tyre kushtetues, bukur, ne kemi rend kushtetues të vërtetë, sepse jemi vend i njohur ndërkombëtarisht, kështu që pres lavdërime nga ana e komunitetit ndërkombëtar për pjestarët tanë të Ministrisë së Punëve të Brëndshme, si dhe për prokurorinë tonë dhe të gjitha institucioneve përkatëse” ka thënë Bërnabiq.