Brnabiq: Kina tregon respekt të madh për Serbinë

Premijerka Ana Brnabić
Burim: Kosovo Online

Kryeministrja serbe Ana Brnabiq, e cila po viziton Kinën, ka deklaruar se ai vend tregon respekt të madh për Serbinë dhe theksoi se beson se takimet që do të ketë gjatë vizitës do të forcojnë edhe më shumë marrëdhëniet mes dy vendeve.

"Është një nder i madh për Serbinë që vetëm më pak se dy javë pasi presidenti Aleksandar Vuçiç pati një takim me Presidentin Xi Xhinping, unë si kryeministër kam një takim me kryeministrin Li Çang dhe presidentin Xi Xhinping. Kjo thjesht tregon se sa shumë respekt ka Kina për Serbinë”, tha Brnabiq.

Ajo ndau edhe një fakt interesant nga takimi me kryeministrin kinez, i cili tha se presidenti Aleksnadar Vuçiq është një nga figurat më të njohura në Kinë.

Kjo, shtoi kryeministri, është ajo që ndihmon si në marrëdhëniet politike ashtu edhe në ato ekonomike.

"Por edhe në promovimin e turizmit, sepse që nga viti i kaluar, për herë të parë pas 28 vitesh, kemi një linjë ajrore direkte ndërmjet Kinës dhe Serbisë. Pres që të konfirmohet miqësia dhe bashkëpunimi i çeliktë", tha Brnabiq.