Bërnabiq me Zaracin: Prishtina të përmbushë marrëveshjet dhe sa më parë formimin e BKS
Kryeministrja e Sërbisë Ana Bërnabiq, ka biseduar sot me të dërguarin special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor Manuel Zaracin rreth situatës në Kosovë, duke theksuar përkushtimin e Sërbisë për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit dhe shtoi se Beogradi pret implementim të plotë të marrëveshjeve të nënshkruara.
Kryeministrja ka vënë theksin në domethënien e formimit sa më parë të Bashkësisë së Komunave Sërbe duke shtuar se pret mështetje e cila do t’i mundësojë stabilitet të qëndrueshëm të rajonit përmes sbatimit të marrëveshjeve egzistuese.
Zaracin u pajtua se bisedimet mes Beogradit dhe Prishtinës bazohen për përparim të mëtejshëm, bën të ditur Qeveria e Sërbisë.
Në takim është folur edhe për situatën në rajon, si dhe raporteve bilaterale të Sërbisë me Gjermaninë.
Bërnabiq ka thënë se partneriteti mes dy vendeve po avncon, çka konfirmohet nga fakti që Gjermania është parnere udhëheqëse e tregtisë së jashtme të Sërbisë.
Kryeministrja ka theksuar se bashkëpunimi në rajon me përcaktimin strategjik të Sërbisë me qëllim jo vetëm zhvillimin ekonomik të rajonit, por edhe si ide për lidhjen dhe unifikimin e tij dhe afrimin me Bashkimin Europian dhe theksoi se Sërbia mbështet me sinqeritet iniciativën e Procesit të Berlinit.
Zaracin theksoi rëndësinë e hapave në krijimin e tregut të përbashkët rajonal dhe shprehu pritshmërinë që rezultatet e nismës së Procesit të Berlinit do të mundësojnë krijimin e mjedisit të prosperitetit dhe do të sjellë benefite konkrete për banorët e rajonit.
Në takim merrte pjesë dhe ambasadorja e Gjermanisë në Sërbi Anke Konrad.
0 komentet