Bërnabiq me zyrtarin norvegjez: Respektimi i Marrëveshjes së Brukselit dhe themelimi i BKS çon drejt normalizimit
Kryeministrja e Sërbisë Ana Bërnabiq ka biseduar sot me sekretarin e shtetit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë Ivind Vad Peterson ku në këtë bisedë ka theksuar problemet me të cilat ndeshen sërbët në Kosovë.
Siç bëhet e ditur në deklaratën e Qeverisë së Sërbisë, Bërnabiq ka theksuar se respektimi i plotë i Marrëveshjes së Brukselit dhe themelimi i Bashkësisë së Komunave Sërbe, është mënyra e vetme për ecurinë e mëtejshme të procesit të normalizimit.
Kryeministrja theksoi rëndësinë e partneritetit me Mbretërinë e Norvegjisë dhe shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin e ngushtë në fushën e ekonomisë, integrimeve europiane dhe veçanërisht në sektorin e energjisë.
Bërnabiq falenderoi për ndihmesën në ekspertizë që Norvegjia i ofroi Sërbisë pas dy tragjedive që ndodhën në vendin tonë në fillim të majit.
Ajo përsëriti se anëtarësimi i Sërbisë në BE mbetet prioritet i politikës së jashtme të Sërbisë, si dhe angazhim strategjik, ndërsa shprehu mirënjohjen ndaj Norvegjisë për mbështetjen që i jep vendit tonë në këtë rrugë.
Norvegjia, siç tha ajo, ofron ndihmë në fushën e harmonizimit të standardeve dhe rregulloreve me Unionin në fushën e sundimit të ligjit, reformave të administratës shtetërore, konkurrencës, efikasitetit të energjisë, mjedisit dhe ndryshimeve klimatike.
Ivind Vad Peterson përmbylli se Sërbia ka partner stabil në Norvegji, i cili përherë do të jetë në dispozicion për çdo lloj ndihme dhe bashkëpunimi.
0 komentet