Vuçiq: Kam biseduar me Lajçakun, siguria e serbëve tema kryesore në takimin në Bruksel

Aleksandar Vučić
Burim: Print Screen/Pink

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se të enjten, në vazhdimin e dialogut të Brukselit, një nga temat kryesore do të jetë siguria e serbëve në Kosovë.

Këtë e deklaroi Vuçiq në Nish, gjatë vizitës së fillimit të punimeve ndërtimore në fabrikën e kompanisë austriake Palfinger, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari nëse do të insistonte në çështjen e kërcënimit të sigurisë së serbëve në Kosovë, duke pasur parasysh se dje ka ndodhur një tjetër sulm dhe rrahje e një të riu serb nga Graçanica, si dhe se një shtëpi e të kthyerve është djegur në komunën e Vushtrrisë.

Presidenti i Serbisë thotë se për këtë tashmë ka biseduar me të dërguarin special të BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak.

“Gjithçka që mund të them për këtë është se tashmë kam folur me Lajcakun dhe e kam vënë në dukje atë problem. Kjo do të jetë tema kryesore edhe të enjten”, ka thënë Vuçiq.

Të dielën në mbrëmje tre shqiptarë të panjohur kanë rrahur Strahinja Petroviqin nga Graçanica, rrugës për në fshatin Dobratin, jo larg Lipjanit, dhe rasti është raportuar në të ashtuquajturën polici të Kosovës.

Presioni mbi të kthyerit vazhdon, kështu që shtëpisë së familjes Janaçkoviq në Maxhunaj, afër Vushtrrisë, i është djegur për të tretën herë.