Bërnabiq: Planet për 2023 ambicioze-më e rendësishmja përmbysja e trendit të lindshmërisë

Ana Brnabić
Burim: Kosovo Online

Qeveria e Sërbisë për vitin 2023, ka plane ambicioze dhe siç thotë kryeministrja Ana Bërnabiq, plani kryesor do të jetë përpjekja për të përmbysur trendin e lindshmërisë, ndërkohë që prioriteti i dytë ngelet rritja e mëtejshme e standartit të jetesës për qytetarët, transmeton RTV.

Në intervistën e Vitit të Ri të dhënë për Tanjug, ajo ka thënë se planet kryesisht janë të ngjashme me ato të mëparshmet të cilat i pati vendosur Aleksandar Vuçiq kur ishte kryeministër në vitin 2014 duke thënë se të gjitha qeveritë prej asaj periudhe e deri më sot kanë qenë kontuitive.

"Në vend të parë është rritja e mëtejshme e standartit të jetesës për njerëzit tanë, vijueshmëria e rritjes së pagave e pensioneve", ka thënë kryeministrja.

Ajo thekson se është shumë krenare për faktin se, pavarësisht kohëve të vështira të shkaktuara nga pandemia e koronavirusit në vitet 2020-2021 dhe lufta në lindje të Evropës vitin e kaluar, Sërbia i’a ka dalë, si një nga vendet e pakta në kontinentin evropian që ka shënuar rritje të qëndrueshme dhe të vazhdueshme të pagave dhe pensioneve.

“Ky mbetet prioritet. Dëshirojmë që dhe në vitin 2023 të kemi rritje të pagave dhe pensioneve, të shkojmë drejt asaj që kemi vendosur si synim, të kemi një pagë mesatare prej 1000 euro dhe një pension mesatar prej 500 euro deri në vitin 2026"-ka thënë Bërnabiq.

Për vitin 2023 sipas fjalëve të kryeministres, qëllimi parësor dhe më kryesori, është tentativa për të rritur më shumë trendin e lindshmërisë dhe të investojë jo vetëm sa më shumë të holla çka po flitet për këtë, por të shpenzohet shumë kohë dhe energji për politikë prolindshmërisë.

"Këto dy synime janë ato për çfarë po luftojmë, këto dy synime në të ardhmen do të kenë domethënie për forcimin e Sërbisë", ka theksuar ajo.

Kryeministrja ka thënë se do të vijohet me projektet madhore kapitale në infrastrukturë dhe në këtë kuptim ajo ka theksuar se deri në vitin 2024, besohet se do të përfundojë linja e shpejtë e trenit deri në kufi me Hungarinë.

Pasi partnerët nga Hungaria të përfundojnë pjesën e tyre deri në vitin 2025, parashikohet që përmes kësaj mundësie të ofruar, të qarkullojmë mes Beogradit dhe Budapestit me trenin e shpejtë.

"Kjo është perspektivë tjetër për të gjithë ne, por edhe mënyrë tjetër që na lidh me miqtë dhe partnerët tanë në Hungari", ka thënë kryeministrja.

Ajo ka shtuar se deri në fund të vitit 2023, pritet të përfundojnë edhe projektet siç është ajo e autostradës deri në Pozhega, e më pas autostrada deri në Krushevac, si dhe unaza e re në hyrje të Beogradit.

Kryeministrja është jashtëzakonisht e lumtur që po pret çeljen e një projekti kapital në shkencë, e konkretisht të kampusit BIO4.

"Kjo është ajo që do të identifikojë Sërbinë si qendër të kësaj pjese të Evropës në shkencat e së ardhmes-bioteknologji, biomjekësi, bioinformatikë dhe biodiversitet dhe deri në shtator, do të fillojmë ndërtimin e saj e gjithashtu, vijueshmërinë e investimeve në parqet shkencore dhe teknologjike“, thotë Bërnabiq.

Kjo e fundit spegon se pikërisht kjo mundëson qëndrimin e të rinjve në Sërbi, kthimin e shumë të tjerëve nga jashtë dhe diaspora në vendin e tyre.

Siç thotë ajo, në Krushevac po ndërtohet një park i ri shkencor dhe teknologjik.

“Krushevaci e ka merituar, kanë potencial të madh, kanë treguar se i‘a vlen të investohet në një park shkencor dhe teknologjik. Ka ardhur koha të levizim edhe në fazën e dytë me qëllim të shtrijmë parqet teknologjiko-shkencore në Beograd, Çaçak dhe Nish. Këto parqe tashmë janë mbushur për ne dhe më herët nga sa mund ta imagjinonte secili prej nesh dhe është koha për të filluar ndërtimin e parqeve të rinj. Është një perspektivë e re, një tjetër Sërbi moderne, e ndryshme dhe është diçka për të cilën jemi të gjithë krenarë“, ka theksuar kryeministrja.

Kur bie fjala për sfidat me të cilat qeveria e Sërbisë do të ndeshet në vitin 2023, veçse jostabilitetit në Kosovë, kryeministrja ka thënë se ato të një viti më parë, do të vijojnë edhe përgjatë 2023 që do të thotë sesa më gjatë të zgjasin, aq më të vështira do të jenë.

“Pres vazhdimin e luftës në Ukrainë çka nënkupton sfida të mëtejshme në çdo kuptim, në radhë të parë energjinë dhe një dimër edhe më të vështirë në vitin 2023 për të cilin tashmë po përgatitemi ku herët patëm filluar përgatitjet, por edhe sfida të mëdha për ekonominë tonë. Për shkak të recesioneve në disa ekonomi evropiane me të cilat ne jemi të lidhur drejtpërdrejt, dobësimi i mëtejshëm i tyre apo vendeve të BE në kuptimin ekonomik, do të thotë shumë sfida për ne" ka theksuar kryeministrja.

Duke thënë se pret më tepër kujdes prej investitorëve, Bërnabiq thotë se viti 2022 ishte një vit rekord absolut për ardhjen e investimeve të huaja direkte dhe se nevojitet gjithnjë e më shumë energji për të vazhduar këtë trend.