Brnabiq: Kurti tregon se nuk dëshiron serbet në Kosovë, Serbia është e gatshme t'i mbrojë ata
Kryeministrja serbe Ana Brnabiq theksoi sot se rritja e gatishmërisë luftarake të policisë dhe ushtrisë do të thotë se Serbia është e gatshme të reagojë nëse dikush sulmon serbët në Kosovë, duke shtuar se sjellja e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti tregon se e vetmja gjë që ai dëshiron është për të mos ketë serbet në Kosovë, raporton RTV.
Pas konferencës “Talentët së bashku”, Brnabiq, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve për të komentuar ngjarjet e fundit në Kosovë, tha se në vitin 2022, Kurti arriti të bëjë një rreth të plotë provokimesh dhe lëvizjesh të pabesueshme.
“Ai i ka shkelur të gjitha marrëveshjet, dhe kur them rrethi i plotë, dua të them se ai filloi me faktin se ia hoqi të drejtën e votës serbëve në janar, derisa ia ndaloi patriarkut të Kishës Ortodokse Serbe Porfirije të hyjë në Kosovë e Metohi”, ka thënë Brnabiq.
E pyetur se çfarë do të thotë rritja e gatishmërisë luftarake të ushtrisë dhe policisë, Brnabiq tha se kjo do të thotë se Serbia është e gatshme të reagojë nëse dikush sulmon serbët në Kosovë.
Ajo thekson se situata në Kosovë dita-ditës po bëhet më e rëndë dhe se ka gjithnjë e më shumë tension.
“Kurti filloi të kërcënojë viktimat njerëzore, me heqjen e barrikadave me dhunë dhe shpresoj se partnerët ndërkombëtarë do të kenë sens të mjaftueshëm për të mos lejuar gjëra të tilla”, theksoi Brnabiq.
Siç thotë ajo, serbët po kërkojnë vetëm të drejtat elementare të njeriut.
“Që të mos arrestohen pa prova, të mos keqtrajohen, të mos kidnapohen, që avokati mund të kontaktojë personin e arrestuar, që familjet të mos jenë pa asnjë kontakt me anëtarët e tyre për 14, 15 ditë, zbatimi i marrëveshjeve ndërkombëtare, të mos ekzistojnë lista sekrete dhe lista për arrestim dhe në përputhje me marrëveshjen e Brukselit që Policia e Kosovës dhe njësitë e saj speciale të tërhiqen nga veriu i Kosovës”, ka shtuar Bërnabiq.
Siç theksoi ajo, këto nuk janë kërkesa të mëdha, por minimale që në shekullin 21 as që duhen diskutuar.
“Të mos lejohet patriarku të vijë të vizitojë Patriarkanën, serbët në Kosovë e Metohi, dhe gjithë kjo gjatë festave, aleatët e Kurtit duhet të tregohet qartë se çfarë njeriu është ai dhe si e sheh respektimin e të drejtave të serbëve në Kosovë e Metohi”, tha Brnabiq.
komentet