Bërnabiq: Publikimi i listës së sërbëve që do të arrestohen, provokim i ri i Kurtit

Ana Brnabić
Burim: Print Screen/RTS

Kryeministrja e Sërbisë Ana Bërnabiq ka deklaruar sot se për Beogradin nuk është absolutisht asgjë e re që Prishtina të bëjë listën e sërbëve që priten të arrestohen, por e vetmja diferencë është se këtë herë kjo listë u publikua ndonëse gjashtë ditë më parë mohohej zyrtarisht egzistenca e saj transmeton RTV.

"Dhe vërtetë pas kësaj bashkësia ndërkombëtare nuk ka të drejtë të mbyllë sytë para faktit se as Prishtina nuk e fsheh zotërimin e një listë me sërbë të padëshiruar. Në këtë listë vërrehen emra të cilët nuk kanë asnjë lidhje me politikën. Në këtë listë ndodhet emri i vëllait të madh të presidentit të Sërbisë si dhe emri i të birit të tij. Ky është një provokim i ri, një destabilizim i ri rajonal, tentativë e re për të krijuar kaos pasi Kurti vazhdimisht punon me qëllim shkaktimin e konflikteve", thotë Bërnabiq në deklarëtn e shkruar për mediat.

Ajo ka dënuar ashpër sulmin ndaj familjes së presidentit Aleksandar Vuçiq.

"Dënoj ashpërsisht persekutimin dhe shënjestrimin e të gjithë personave nga lista e përmendur, por edhe të gjithë personave të tjerë që nuk janë me kombësi shqiptare të cilët në Kosovë dhe Metohi nuk gëzojnë as të drejtat më elementare”, tha kryeministrja.

Bënabiq deklaroi se është e sigurtë se nëse do të ishin arrestuar të gjithë personat në listë, do të kishin të njëjtin trajtim si Dejan Pantiq, për të cilin, siç kujton ajo, familja e tij nuk kishte asnjë informacion për 13 ditë rresht, duke iu cënuar të gjitha të drejtat civile këtij personi.

“Pikërisht ai rrezikim i të drejtave të Dejan Pantiqit është imazhi më i mirë i personazhit të Albin Kurtit, Vljosa Osmanit dhe të gjithë atyre që sot menaxhojnë institucionet e përkohshme në Prishtinë" është shprehur Bërnabiq.

Ajo sërish ka apeluar tek të gjithë aktorët kryesorë të bashkësisë ndërkombëtare të mos bëjnë sehir para terorit të ushtruar ndaj sërbëve të Kosovës.

"Kërcënime haptazi, frikësimi publik dhe përndjekja politike ndaj të gjithë atyre qytetarëve jo shqiptarë që jetojnë në Kosovë dhe Metohi, është realiteti i sotëm. Ju kujtoj se kjo po ndodh në shekullin e XXI në zemër të Evropës, nën kujdesin e Umnik, EULEX dhe KFOR dhe ka ardhur koha që të gjithë këta qytetarë të jenë të mbrojtur", ka përcjellë Bërnabiq.