Bërnabiq: Rezerva në Deklaratën e BE ka lidhje me të gjitha marrëveshjet në lidhje me K&M
Kryeministrja e Sërbisë, Ana Bërnabiq, ka deklaruar se rezerva tek Deklarata, pra deklarata e veçantë që dha nën Deklaratën në Samitin e BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, i referohet të gjitha marrëveshjeve për normalizim që janë diskutuar gjatë dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës raportoi Sputnik.
“Ndërsa rezerva jonë dhe vijat tona të kuqe janë se çfërëdolloj marrëveshje rreth normalizimit, nuk mund të nënkuptojë kurrë as de fakto e as de jure, njohjen e të ashtuquajturës Republika e Kosovës dhe se kurrë nuk mund të nënkuptojnë se ne pajtohemi me anëtarësimin e të ashtuquajturës Republika e Kosovës në KB apo ndonjë organizatë në kuadër të sistemit të KB” tha Bërnabiq për Tanjug.
Pyetjes nëse Deklarata mbi të cilën ajo investoi rezerva ishte "minë për qeverinë aktuale në Sërbi vetëm në finish të fushatës", kryeministrja tha se mendonte se nuk ishte, pasi Samiti ishte organizuar në kohën kur askush nuk e dinte se në përgjithësi do të mbaheshin zgjedhjet e parakohshme të 17 dhjetorit.
"Që nëse dikush mendonte për datën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, lokale dhe krahinore në Sërbi-jo. Kjo tregon se sa me kujdes lexojmë çdo fjalë dhe çdo gërmë në ato deklarata dhe sesi i trajtojmë ato për të mbrojtur interesat kombëtare të Sërbisë dhe të popullit tonë në të gjitha kohërat” tha Bërnabiq.
E pyetur se si vetë fushatën zgjedhore u komplikua me marrjen e punëve më të rëndësishme shtetërore, Bërnabiq tha se e ndërlikon faktin që disa të huaj të caktuar kanë favoritët e tyre të qartë.
“Ata që deklaruan edhe para fushatës edhe gjatë fushatës se ishin për njohjen e pavarësisë e së ashtuquajturës Kosovës nga Sërbia. Egzistojnë dhe disa politikanë gjermanë që qartazi kanë marrë anën e tyre, që është në përputhje me politikën gjermane në këtë moment dhe sigurisht që e ndihmojnë direkt opozitën në të cilën mendojnë se mund të ndikojë në ndryshimin e politikës shtetërore të Sërbisë dhe destabilizimin e saj” vlerëson Bërnabiq.
0 komentet