Bërnabiq: BE konstatoi se Sërbia është e përkushtuar dhe e angazhuar tek dialogu

Ana Brnabić
Burim: Kosovo Online

Kryeministrja e Sërbisë Ana Bërnabiq ka deklaruar se është e rëndësishme që në Raportin e Komisionit Europian është konstatuar se tek dialogu për normalizimin e raporteve mes Beogradit dhe Prishtinës, Sërbia ngelet e përkushtuar dhe e angazhuar në dialog.

Ajo theksoi se Komisioni Europian njohu përparim të qartë të Sërbisë në procesin e integrimit europian.

"Kjo dëshmon edhe faktin se në raport nuk egziston asnjë fushë ku është vërrejtur regres, përveç tri fushave ku është vërrejtur stanjacion si p.sh. peshkimi, është shënuar njëfarë progresi. Në të gjitha çështjet e fushat kyçe është shënuar ndonjë përparim mbi të gjitha në fushën e sundimit të ligjit, ekonomisë, të drejtës themelore” tha Bërnabiq.

Kjo e fundit shton se në reformën e gjyqësorit, është shënuar progres i dukshëm gjë që dëshmohet me vlerësimin e lartë krahasuar me Raportin e vitit të kaluar.

"Janë ndërmarrë një sërë hapash për të reduktuar presionin politik mbi gjyqësorin, kjo është reformë e rëndësishme dhe e vështirë," thekson Bërnabiq dhe shton se në fushën e luftës kundër korrupsionit, është shënuar përparim i kufizuar duke shtuar se po e merr përsipër pasi qeveria nuk e bëri mjaftueshëm shpejt.

Kur bëhet fjalë për lirinë e medias, Bërnabiq thekson se në këtë fushë, ku u dëgjua dizinformimi se miratimi i ligjit do të ndalonte integrimin europian, kemi dëgjuar sasinë më të madhe të dizinformatave, sipas raportit, është bërë përparim i kufizuar çka vëren kryeministrja, është gjithashtu më mirë se në Raportin e vitit të kaluar.

Sa i përket ekonomisë, kryeministrja vëren se në Raport thuhet se Sërbia është në një nivel të mirë të gatishmërisë dhe se ka shënuar progres.

Ky është gjithashtu vlerësim më i mirë se vitin e kaluar, thotë Bërnabiq dhe shton se vërehet se Sërbia ka bërë përparim të mirë në transformimin e ekonomisë.

Në politikën e jashtme nuk kemi progres, thotë kryeministrja dhe shton se nuk ka as regres.

"Kjo është për shkak se nuk vendosëm sanksione ndaj Rusisë, por ne nuk kemi regres që patëm vitin e kaluar" tha ajo.

Pyetjes të komentojë shkrimin e portalit Junajted Grup se “Draftet e ligjeve për mediat vënë në dyshim orientimin e Sërbisë drejt Bashkimit Europian”, Bërnabiq theksoi se tituj të tillë mund të lexohen kur tentohet zbatimi i reformave në Sërbi.

“Kur doni të zbatoni reforma të vështira si ndryshimi i Kushtetutës në fushën e drejtësisë, referendum për të pasur gjykata të pavarura dhe gjyqësor të pavarur, kur koordinoni çdo hap me Komisionin e Venecias dhe Këshillin e Europës dhe kur i keni të gjitha vlerësimet pozitive të Komisionit, sërish keni njerëz që vetquhen 'europianë' dhe thonë mos dilni në referendum dhe votoni kundër", tha Bërnabiq.

Kjo e fundit tha se rast i tillë dhe kur bëhet fjalë për sjelljen e ligjeve mediatike.

Kur Qeveria e Sërbisë tenton të zbatojë reforma serioze, në Sërbi do gjesh "grup kujdestarësh qesharakë" për t‘a respektuar atë.

"Njëri ju kap prej xhakete dhe ju tërheq pas, tjetri nga dora, i treti ju godet në kokë, i katërti ju pengon dhe ju godet në këmbë. E kështu duket implementimi i reformave në Sërbi. Më pas vijnë të gjithë dhe ankohen se nuk po ecim mjaftueshëm shpejt”, tregon ajo.

Kryeministrja sërbe vlerëson se kur egziston opozitë e përgjegjshme dhe organizata të shoqërisë civile, rëndësi ka cilësia e reformave, jo kush i zbaton ato.

“Në Sërbi, nëse Aleksandar Vuçiq dëshiron gjyqësor të pavarur, atëherë dëshirojmë që shteti të kontrollojë se kush do të zgjedhë gjyqtarët. Në Sërbi, nëse Ana Bërnabiq dëshiron të fusë Këshillin e Shtypit në ligjin për mediat, nuk mund t‘a bëjë. Tek ne nëse vërtet dëshirojmë të vendosim ligj të tillë, pavarësisht se punojmë gjatë gjithë kohës me BE, ne do të shpallim në të gjitha mediat se nëse e miratoni, e keni ndalur rrugën europiane të Sërbisë” tha ajo.

Bërnabiq përmbyll se është e rëndësishme që opozita në Sërbi t'i përdorë reformat për qëllime politike, pikërisht sepse ato e kanë ngadalësuar rrugën europiane të Sërbisë.