Deklarata e Samitit BE-Ballkani Perëndimor: Zbatoni marrëveshjen e Ohrit por edhe të tjerat e mëparshme
Liderët e Bashkimit Europian sot në deklaratën e miratuar në Samitin BE-Ballkani Perëndimor, i bërën thirrje Beogradit dhe Prishtinës që pa vonesa apo parakushte të zbatojnë plotësisht Marrëveshjen rreth rrugës për normalizimin dhe Aneksin e saj, si dhe të gjitha marrëveshjet e mëparshme.
Në Deklaratë bëhet e ditur se mbështesin plotësisht përpjekjet e përfaqësuesit të lartë të BE dhe përfaqësuesit special të BE për dialog mes Beogradit dhe Prishtinës dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor.
Prej të dy palëve pritet angazhim konstruktiv „në mirëbesim dhe frymën e kompromisit“ për të shënuar progres të shpejtë në normalizimin e marrëdhënieve, çka siç thuhet-ka rëndësi kritike për sigurinë dhe stabilitetin e të gjithë rajonit dhe për të siguruar që palët të mund të avancojnë në rrugën e tyre europiane.
“Ftojmë palët që pa shtyrje apo parakushte, të zbatojnë plotësisht Marrëveshjen për rrugën e normalizimit dhe Aneksin e zbatimit të saj, si dhe të gjitha marrëveshjet e kaluara. Gjithashtu presim që të vazhdojnë të bëjnë përpjekje të vazhdueshme për qetësimin e tensioneve në përputhje me kërkesat e BE dhe të përmbahen nga aksionet e njëanshme dhe të pakoordinuara që mund të çojnë në tensione dhe dhunë të mëtejshme, si dhe retorika që nuk është e favorshme për normalizimin e marrëdhënieve”, thuhet në Deklaratë.
0 komentet