Bërnabiq rreth deklaratave të Eskobarit: Mos ndoshta Rezoluta e KS të OKB nuk është në fuqi
Kryeministrja e Sërbisë Ana Bërnabiq ka deklaruar se i dërguari special i SHBA për Ballkanin Perëndimor Gabriel Eskobar është politikani i radhës i cili ka qëndrim të palëkundur kundër validitetit të rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB.
"Ministrja e jashtme gjermane dhe ministrja Fon Kramon e njohur si e dërguara e BE për Kosovën, morën rolin e Këshillit të Sigurimit dhe njëzëri me votën e tyre në heshtje, e shkelën Rezolutën 1244", ka shkruar Bërnabiq në Twiter.
Bërnabiq ka vazhduar duke thënë se OKB nuk ka ç'ti duhet organizimi i seancës së Këshillit të Sigurimit.
"Si masë kursimi, Trojka prej tani ka vendosur për të gjitha çështjet globale", deklaron Bërnaniq.
Kjo e fundit ka shtruar pyetjen nëse Rezoluta e KS të OKB 1244 është ende në fuqi.
"A nuk vlen më Rezoluta e KS të OKB 1244 (sepse nuk ju pëlqen, prandaj kujt i intereson), dhe nëse nuk ekziston Marrëveshja e Brukselit (siç thotë Kurti, dhe ju liderët e mëdhenj nuk i keni mohuar kurrë fjalët e tij). Dhe nëse Marrëveshja e Uashingtonit nuk është gjë tjetër veçse e kaluara (thjesht nuk është më në modë), dhe Karta e OKB nuk është e vlefshme për Sërbinë (sepse përsëri ju, udhëheqësit e mëdhenj, mendoni se nuk duhet të jetë), atëherë në përputhje me cilën marrëveshje ose rezolutë duhet të veprojmë?" ka theksuar Bërnabiq.
Ajo gjithashtu ka pyetur nëse Sërbia duhet të ndjekë horoskopin e vet për të arritur dëshirat e veta dhe të ndihmojë në ruajtjen e paqes në Botë".
"Ju falenderoj për kohën tuaj-mundem vetëm të mendoj sesa të zënë jeni në drejtimin e Botës në vend të OKB" është shprehur Bërnabiq.
0 komentet