Bërnabiq: Sukses i madh diplomatik në Tiranë, Sërbia konfirmoi sovranitetin

Ana Brnabić TV Prva
Burim: PrintScreen TV Prva

Kryeministrja e Sërbisë Ana Bërnabiq ka thënë se Sërbia falë presidentit të Republikës Aleksandar Vuçiq sot në Samit në Tiranë arriti sukses të madh diplomatik pasi prej tekstit të Deklaratës u hoq termi „vend“ duke konfirmuar plotësisht sovranitetin e Sërbië në rrethana mjaft të vështira.

"Praktkisht nëse ky term do të arrihej, atëherë Krahina jonë Autonome e Kosovës e Metohisë aty do të konsiderohej si vend i veçantë pjesmarrës në Samit. Për këtë presidenti Vuçiq insistoi dhe arriti t’a ndryshonte që këtë pjesë t’a hiqte. Kështu që ne në ditë të rëndësishme, në samit të rëndësishëm nga të gjitha dokumentet dhe Deklaratën hoqi këtë term dhe konfirmoi sovranitetin e vet çka është gjë e madhe në rrethana të vështira” ka thënë Bërnabiq për TV Prva.

Ajo tha se falë Sërbisë dhe Vuçiqit u hoq dhe pjesa rreth vendosjes së domosdoshme të sanksioneve Rusisë si dhe rreth “ndikimit malinj rus".

"Ne këtë ndikim nuk e shikojmë në Sërbi, as në Ballkan. Nëse flasim rreth ndikimit të shteteve të huaja, atëherë mund të themi për ndikim malinj të shteteve të ndryshme…Kur Vuçiq filloi t’a elaboronte këtë temë, u duk se të tjerët e kishin më të lehtë t’a hiqnin gjithçka…", ka nënvizuar kryeministrja.

Bërnabiq theksoi se me këtë rast u shënua sukses i madh diplomatik i Sërbisë.

"Sukses i madh diplomatik dhe guxim i madh i Aleksandar Vuçiqit. Që para një tubimi të tillë të thuash se diçka është e papranueshme për ne dhe se nuk do të pajtohemi me të, nuk është aspak e lehtë, madje është një nga gjërat më të vështira që ka arritur të bëjë kohët e fundit” ka thënë Bërnabiq.

Në konstatimin se deputetët e Parlamentit Europian ftuan Sërbinë që urgjentisht të unifikojnë politikën e jashtme me atë të BE dhe vendosjen e sanksioneve Rusisë, Bërnabiq ka nënvizuar se presionet ndaj vendit janë jashtëzakonisht të forta, gjithmonë e më të mëdha dhe se do të jenë akoma dhe më të forta.

"Europarlamentarë të caktuar punojnë në kuadër të interesave vetjake, këtë e kanë bërë dhe në vitet 2022 dhe 2023 dhe shumë më keq kanë folur për Sërbinë, KOS, Kosovën e Metohinë… kështu që kjo është më e pakta nga ajo ç’ka mund të dëgjojmë dhe nuk është gjë e re. Por do të ngelet e paharruar se si dhe kush ka luftuar dhe lufton për Sërbinë dhe interesat e vendit, ashtu sikurse arriti të bënte me sukses Vuçiq sot në Tiranë“ ka shtuar kryeministrja.