Vuçiq me Zelenskin: Mirënjohje Ukrainës për respektimin e integritetit territorial të Serbisë

Volodimir Zelenski i Aleksandar Vucic Tviter
Burim: Kosovo Online

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka biseduar në Tiranë me presidentin ukrainas Volodimir Zelenski, të cilin e falënderoi për respektimin e integritetit territorial të Serbisë dhe vuri në dukje se Beogradi është parimor në respektimin e Kartës së OKB-së dhe ligjit ndërkombëtar.

“Përsërita qëndrimin parimor të Serbisë për respektimin e normave të së drejtës ndërkombëtare dhe të Kartës së OKB-së, si dhe për rëndësinë kyçe të diplomacisë në zgjidhjen e të gjitha konflikteve, sepse këtë na mëson para së gjithash historia e vështirë e Serbisë e cila ka vuajtur me shekuj”, ka thënë Vuçiq në Instagram.

Ai falënderoi Zelenskin për respektimin e integritetit territorial të Serbisë.

Tema e bisedës mes Vuçiqit dhe Zelenskit ishte rruga evropiane e Serbisë dhe Ukrainës.