Betel: Inkurajojmë bisedime direkte mes Sërbisë e Kosovës, de-eskalimi i situatës në interes të BE
Kryeministri i Luksemburgut Ksavie Betel ka theksuar se është mjaft e rëndësishme që të shkohet drejt de-eskalimit të situatës në veri të Kosovës dhe për këtë, vendet e Beneluksit inkurajojnë fort bisedime direkte mes Sërbisë e Kosovës.
Betel në konferencën e përbashkët për mediat pas takimit me presidentin e Sërbisë Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin e Holandës Mark Rute, ka kujtuar se nga ky rajon ka nisur Lufta e Parë Botërore.
"Dimë se në kontinent lufta e fundit para Ukrainës, ka qenë në këtë rajon dhe shikojmë se nuk na duhet më tej që vatra të shpërthejë. Mjaft është tensioni mes Beogradit e Prishtinës" ka thënë Betel.
Ky i fundit tha se nesër së bashku me Ruten do të shkojë në Prishtinë.
"E rëndësishme është të shkohet drejt qetësimit, egziston udhërrëfyesi që e kanë paraqitur Mirosllav Llajçak dhe Zhozef Borelli. E rëndësishme është të arrihet sukses, fjalët janë një gjë, por veprat janë më të mira. Na duhet të kemi përparim në këto tema, por edhe në de-eskalim. Ky i fundit është edhe në interes të BE. Ne inkurajojmë fuqishëm bisedimet direkte mes Sërbisë dhe Kosovës”, theksoi Betel.
Ky i fundit shtoi se duhen veprime konkrete dhe tha se nëse mund të jenë të dobishme, Sërbia mund të llogarisë vendet e Beneluksit.
Siç thotë ai, për të është e rëndësishme edhe çështja e migrimit dhe në këtë kuptim ka thënë se duhet t’a dinë se në Sërbi kanë partner.
Ai tha se është takuar me përfaqësues të LGBTQ+, ku i thanë se ishte e rëndësishme për ta që tema të përmendej gjatë bisedimeve dypalëshe.
“Ata na thanë se anulimi i Europrajd vitin e kaluar, ishte e vështirë për ta. Unë jam gej, jam i martuar me mashkull, njoh Anën dhe është e turpshme që është lajm i keq kur më fotografojnë me tim shoq. Ana dhe gruaja e saj. Kur organizatat joqeveritare thonë se duan regjistrimin e partneriteteve të martesave të të njëjtit seks, ata po luftojnë për barazi, askush nuk është gej me zgjedhje”, tha Betel.
Kur bëhet fjalë për përfaqësuesit e medias, Betel thotë se është e rëndësishme të mbështesim lirinë e shtypit dhe të jemi në gjendje të diskutojmë gjithçka.
0 komentet