Bishevac: Vendimi për kalimin e truallit në Mikrovendbanim, është kundër interesave të komunitetit sërb
Anëtari i Kryesisë së Listës Sërbe, Nemanja Bishevac, tha se këshilltarët e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës së Veriut, me vendimin për të kaluar tokën bujqësore në Mikrovendbanim për ndërtimin e shkollës për nxënësit e kombësisë shqiptare, u shkelën edhe një herë rekomandimet e ministrisë që vendime të tilla nuk duhet të merren pas shpalljes së zgjedhjeve vendore.
Bishevac i tha Kosova Onlajn se në atë hapësirë për gati një dekadë ndodhej kënd lojërash për fëmijë ndërtuar me fondet e Bashkimit Evropian përmes projektit "Mitrovica e Gjelbër".
"Në seancën e djeshme të Kuvendit Komunal, u mor vendimi për kalimin e truallit. Kjo hapësirë në të cilën ndodhemi sot dhe ku është ndërtuar kënd lojërash për fëmijë nga viti 2015 deri në vitin 2017 në kuadër të projektit 'Mitrovica e Gjelbër' financuar nga Bashkimi Europian, kuvendi i paligjshëm dhe jolegjitim vendosi t’a shndërrojë në vend për të ndërtuar shkollë për nxënësit me kombësi shqiptare", tha Bishevac.
Ky i fundit është i bindur se, pas zgjedhjeve vendore të planifikuara për 12 tetor, të zgjedhurit legjitim dhe legalë, do anulojnë gjithë vendimet ku sikurse thotë, nuk janë në interes të komunitetit maxhoritar që jeton në këtë hapësirë.
"Ata edhe një herë kanë shkelur rekomandimin e ministrisë përkatëse për të mos marrë vendime të këtij lloji nga momenti i shpalljes së zgjedhjeve. Ajo çka është e sigurt, është se në periudhën e ardhshme përfaqësuesit dhe këshilltarët e zgjedhur ligjërisht dhe legjitimisht, do të anulojnë të gjitha vendimet që nuk janë në përputhje me interesat e popullit që jeton në këto vise", tha Bishevac.
0 komentet