Bishevac: Vetëm me vizitën e Grenellit do të thuhej se zgjidhja e problemeve në Kosovë është mes prioriteteve

Biševac
Burim: Kosovo Online

Ish kryetari i Kuvendit komunal të Mitrovicës së Veriut Nemanja Bishevac thotë për Kosovo onlajn se vizita në Kosovë e Riçard Grenellit i dërguari i presidentit amerikan Donald Tramp për misione speciale ku sipas njoftimeve joformale nga Prishtina mund të ndodhë së shpejti, në vetvete do të ishte mesazh i mjaftueshëm se zgjidhja e problemeve në Kosovë është në krye të prioriteve kryesore të administratës Tramp.

Bishevac pret që gjatë vizitës, Grenell të zhvillojë bisedime me të gjithë aktorët politikë përfshirë dhe Listën Sërbe përfaqësuesit e të cilës me të kanë patur takime në Mitrovicën e Veriut para një viti e gjysmë.

“Prej ardhjes në detyrë të Trampit, pak më shumë se një muaji, shumë gjëra në botë po ndryshojnë. Kanë ardhur drejt zgjidhjes disa çështje për të cilat komuniteti ndërkombëtar të udhëhequr nga Amerika në pesë vitet e fundit nuk kishte patur zgjidhje. Kështu që pres që shpejt të vijë përmirësimi i situatës para së gjithash në veri të Kosovës e Metohisë e atëherë të arrihet në ndonjë zgjidhje për paqe dhe prosperitet të kësaj zone për një periudhë të gjatë” bën të ditur bashkëbiseduesi ynë.

Sikurse përmend nëse marrim parasysh që Riçard Grenell në mandatin e mëparshëm të presidentit Tramp ishte i dërguar special për negociatat mes Beogradit dhe Prishtinës dhe të kemi parasysh deklaratën e tij dhe paraqitjet në mediat për situatën në Kosovë para zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, ai beson se vizita e Grenell do të ketë ndikim të rëndësishëm në formimin e qeverisë së re në Prishtinë.