Spahiu: Që Amerika të kërkonte të ndikonte në formimin e qeverisë së re, nuk do të kishte pritur momentin e fundit

Spahiu
Burim: Kosovo Online

Profesori universitar Nexhmedin Spahiu vlerëson për Kosovo onlajn se nuk beson se Amerika do të përzihet në formimin e qeverisë së re në Kosovë ndonëse PDK e opozitës sikurse beson, shpreson që Riçard Grenell vjen në Kosovë dhe “tremb“ përfaqësuesit e komuniteteve minoritare që ato të mos hyjnë në koalicion me Albin Kurtin e atëherë të mos mundet të formojë qeverinë.

“Po qe se administrata amerikane do të donte që të përfshihej në formimin e qeverisë së Kosovës besoj se këtë do t’a bënte para dhjetë apo më shumë ditësh dhe nuk do të priste që kjo të bëhej në momentin e fundit. Kështu që qeveria do të formohet sipas rezultateve zgjedhore” thotë Spahiu.

Ky i fundit bën të ditur se vështirë të mendohet se çfarë mesazhi do të përcillte Uashingtoni nëse Grenell, i dërguari i presidentit të SHBA për misione speciale viziton Kosovën së shpejti, duke pasur parasysh se ka kaluar vetëm pak më shumë se një muaj nga ardhja në pushtet e Donald Tramp.

Sikurse thotë mesazhi që Tramp i përcolli presidentes së Kosovës Vjosa Osmani me rastin e 17 vjetorit të shpalljes së pavarësisë, ishte mesazh i fortë mbështetës.

“Ai për Kosovën tha se është komb i vendosur dhe këmbëngulës çka vetëm liderët kosovarë nuk e thonë për Kosovën. Dhe Grenell ka thënë të njëjtën vetëm se ka pasur disa fjalë ‘koprrace’ për Albin Kurtin, edhe pse nuk e ka përmendur. Mburri Hashim Thaçin çka nënkupton sulm direkt ndaj Kurtit por që kjo ka qenë mbështetje për Kosovën si shtet, si entitet. Duke parë nga perspektiva pra të merren parasysh këto dy deklarata, mund të konkludojmë se nuk do të ketë asnjë ndryshim domethënës” vlerëson Spahiu.