Bistron: Qeveria e Olaf Sholcit më jopopullorja, Berlini punon për interes të SHBA

Petr Bistron
Burim: Kosovo Online

Kryetari i Grupit të deputetëve Alternativa për Gjermaninë në Këshillin e Politikës së Jashtme (AfD) në Bundestag Peter Bistron vlerëson gjatë intervistës për Kosovo onljan se qeveria gjermane braktisi politikën e jashtme të pasluftës e të mospërzirjes në gjërat e brendshme të vendeve të tjera, ndërsa tani përfaqëson interesat amerikane, çka duket dhe në rastin e Sërbisë.

"Problem i viteve të fundit është se qeveria aktuale por edhe ajo e mëparshme braktisën poilitikën e suksesshme të pasluftës që u demonstrua nga politikanë të mëdhenj të cilët nuk dëshironin që Gjermania të përzihej në gjërat e brendshme të shteteve të tjera. Kjo është qeveri globaliste që nuk përfaqëson interesat gjermane por ato amerikane. Ndërhyrja në gjërat e brendshme të Sërbisë është një shembull dhe kjo duket mbi të gjitha për Kosovën, protektoratin e SHBA, ku ndodhet baza e dytë më e madhe amerikane pas Ramshtajnit në truallin e Europës", sqaron Bistron.

Duke komentuar deklaratën e deputetit të partisë qeverisëse Socialdemokrate të Gjermanisë (SPD) dhe kryesuesit të Këshillit për Politikën e Jashtme në Bundestag Mihael Rot pas zgjedhjeve në Sërbi, Bistorn vuri në dukje se përherë vërren të njëjtën matricë ashtu sikurse dhe në vendet e tjera.

"Sërbia nuk bën përjashtim. Përdoren të njëjta matrica ashtu sikurse janë përdorur në Ukrainë me ’revolucionin e ngjyrtë’ në Majdan. Nën ndihmën e shërbimeve të inteligjencës u përgatit opozita të shembte pushtetin. Atëherë u tha se se këta janë të vetmit demokratë. Kjo u pa dhe në Beograd. Zgjedhjet mbaruan me rezultat të qartë. Vuçiq fitoi dyfishin e votave nga lista më e fortë opozitare. Këtu nuk bëhet fjalë për 0,5%. Rezultatet e zgjedhjeve janë të qarta, por edhe përveç kësaj, sipas matricës së njohur menjëherë nisën të deligjitimojnë votimet, dhe një grusht njerëzish që protestonin paraqiteshin si opozita e madhe, u organizuan prej vizitorëve të huaj në opozitë. Kjo është matricë e njohur në të cilën qytetarët u poqën dhe duhet t'i shikojnë ngjarjet ashtu dhe t'i përmbahen politikave të tyre“ tha ai.

Kur është fjala rreth zhvillimeve aktuale në Gjermani e mbi të gjitha protestat e fermerëve, ai tha se qytetarët dolën në rrugë pasi "uji u ka shkuar deri tek gryka" dhe për këtë janë të pakënaqur me politikën qeverisëse.

Deklaratat në të cilat janë dëgjuar nga radhët e partive qeverisëse se pas protestave qëndron AfD me qëllim përmbysjen e pushtetit, për të janë qesharake.

"Fjala është krejt e kundërta. AfD është parti e cila qëndron në anën e qytetarëve që protestojnë. Ata demonstrojnë se atyre u ka shkuar ‚uji deri në grykë’. Shumica e problemeve në Gjermani e kanë burimin nga sansksionet e çmendura kundër Rusisë dhe me to janë të lidhura dhe rritja e çmimeve të energjisë të cilat kanë shkaktuar numër të madh të papunësisë dhe rritjen e inflacionit. Protestat u shkaktuan nga fakti se qeveria është e falimentuar dhe tani po kërkon ku t'i marrë të hollat“ ka thënë Bistron.

Sipas fjalëve të këtij të fundit qeveria falimentoi pasi financoi "luftën e çmendur" në Ukrainë me miliarda euro dhe tani thotë se mund të gjenden të hollat me ndërprerjen e lehtësirave fiskale për fermerët me të cilët ata po jetojnë prej dekadash.

Këtu me të vërtetë qatrtësohet se bëhet fjalë për çmimin e karburantit, pra rreth pjesës së tatimeve e cila mblidhet për shfrytëzimin e autstradave, çka tani duhet të paguajnë edhe fermerët, prej të cilës vendosën të dilnin në rrugë, ndërsa i’u bashkuan dhe të tjerët që nuk e duan këtë qeveri.

Bistron beson se qeveria në Berlin ka plan të rrënojë bujqësinë gjermane, pasi pasohet nga interesat globaliste.

Protesta të ngjashme kanë qenë edhe në Holandë dhe mund të shikohen edhe në Francë, ndërsa me demonstruesit në vendin e tyre janë solidarizuar edhe polakët.

"Qeveria në Berlin nuk dëshiron të forcojë fermerët të cilët prodhojnë produkte në vendin e tyre, pasi ky është sovranitet i fortë i një shteti. Synimi është që produktet të importohen", shtoi ai.

Bistron theksoi se shumica dëshiron zgjedhje të parakohshme pasi kjo qeveri-është më jopopullorja në dekadat e fundit.

"Kam frikë se do të mbeten të ngjitur në kolltukët e tyre. Protestat i injorojnë me dësirën se ky problem do të zgjidhet vetë. Madje nisën dhe ‘kundërfushatën’ mediatike me ngjarjen e disa muajve më parë me të cilën tentojnë të inskenojnë skandal vetëm për të folur për diçka tjetër”, ka thënë Bistron duke aluduar me akuzat që AfD me të djathtët e vendeve të tjera kanë për synim të dëbojnë miliona emigrantë.

Pyetjes në lidhje me tentativën për të përjashtuar AfD, tha se për këtë-nuk do i’a dalin.

"Ne jemi partia më e re e suksesshme në Gjermaninë e pasluftës. Kemi hyrë në të gjitha kuvendet krahinore, në Bundestag dhe në Parlamentin Europian duke shtypur partitë ’e vjetra’. Ndaj na urrejnë dhe bëjnë gjithçka që të na ndalur, por nuk kanë i rrisin me argumentet tona. Për këtë tentojnë që të n’a kriminalizojnë e pastaj të na ndalojnë. Këtë në të kaluarën e kanë bërë edhe me ’republikanët’ në vitet ‚80, e më pas me Federatën e Qytetarëve të Lirë në vitet ‚90. Me ne nuk munden sepse jemi shumë më të fortë dhe kemi kanale komunikimi me qytetarët të cilët shikojnë se çfarë po bëhet me propagandën qeverisëse" ka thënë Bistron.

Në këtë kuptim ai tha se madje edhe mbështetësit e Të Gjelbërve nisën të votojnë për AfD, çka deri më sot nuk ishte rast.

Kur bëhet fjalë për tuitin e fundit të AfD rreth tre sërbëve që ishin të dhunshëm në një spital në Gjermani dhe kërkesën për dëbimin e tyre, ai tha se AfD është parti që përfaqëson qytetarët gjermanë.

“Ne jemi parti e të gjithë qytetarëve në Gjermani dhe tek ne nuk ka ndasi majtas apo djathtas, por vetëm lart e poshtë, ndërsa lart janë globalistët që sundojnë kundër popullit. Qeveria gjermane shpërndau 60 miliardë ndihma në mbarë botën. Gjithashtu qeveria shpenzon 50 miliardë për emigrantët një pjesë e të cilëve kanë ardhur ilegalisht dhe e njëjta qeveri tani thotë që nuk ka disa milionë për fermerët gjermanë. Ne jemi dhe e vetmja parti që thotë që të gjithë të huajt që kanë shkelur ligjin, duhet të largohen nga vendi. Nëse nuk i bashkohen të drejtave tona, nuk kanë të drejtë se çtë bëjnë tek ne. Fatkeqësisht kësaj here kanë qenë edhe sërbët çka nuk është rast i shpeshtë. Në statistikat kriminale më shumë janë kryesisht afganët, sirianët..” shtoi ai.

Pyetjes nëse ka frikë se qytetarët e Kosovës me liberalizimin e vizave do të vërshojnë drejt Gjermanisë tha se:

"Ata nuk janë problem. Nuk ka aq shumë sa kemi importuar prej Afganistanit. Ata do të jenë vetëm qershia mbi tortë."