Bistron: Vendimi i SHBA rreth shitjes së armatimit Kosovës-nivel i ri i situatës së frikshme

Petr Bistron
Burim: Kosovo Online

Vendimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës që Kosovës t’i shesë raketat antitank “Xhavelin” paraqet nivel të ri të situatës së frikshme, ka vlerësuar kryetari i Këshillit të grupit të deputetëve të politikës së jashtme të Alternativës për Gjermaninë (AfD) në Bundestag Peter Bistron, duke theksuar se Ukraina është shembulli më i mirë sesi funksionojnë “armët për paqe".

"Pyes, sinqerisht, përse amerikanët porosisin armatim kaq të rëndë në një krijesë siç është Kosova. Ky është rajon krize. Krijesa u krijua nga shkelja e të drejtës ndërkombëtare dhe integritetit të Jugosllavisë së atëhershme. Besoj se jemi pranë hapit të eskalimit" ka thënë Bistron për Kosovo onlajn pyetjes nëse vendimi i SHBA është ashtu siç prezantohet, kontribuon për stabilitetin.

 

Në konstatimin se perëndimi thotë se presidenti rus Vladimir Putin dëshiron të destabilizojë Ballkanin, Bistron ironikisht vuri në dukje se "Putini është kaq i keq dhe po destabilizon Ballkanin dhe kështu i bind amerikanët të dorrëzojnë armë dhe se pas gjithë kësaj qëndron presidenti rus”.

Pyetjes se përse Gjermania hesht para armatosjes së Kosovës, përgjigjet se është reflektim i mosrespektimit të marrëveshjeve ndërkombëtare.

“Tashmë policia e të ashtuquajturës Kosovë është e pajisur që të shëtisë me armë tytëgjata. Ky tashmë është formacion paraushtarak. Ajo çka është premtuar me marrëveshje është që aty të jenë vetëm forcat e sigurisë dhe policia. Nuk po respektohen, veçse po ecet edhe një hap më shumë drejt armatosjes”, kritikon Bistron.

Ky i fundit shton se opinioni gjerman fatkeqësisht nuk është i njohur me pozitën e sërbëve në Kosovë, pasi mediat kryesore raportojnë njëanshmërisht dhe nuk fokusohen tek problemi.

"Kjo është e përafërt si dhe me rajonet lindore të Ukrainës. Për shumë vite nuk është shkruar rreth keqtrajtimit të minoritetit të atjeshëm rus e madje as që ushtria ukrainase qëllonte mbi ta dhe që kishte mijëra të vdekur. E gjithë kjo ishte pa vëmendjen e mediave. E njëjta gjë po ndodh edhe me sërbët kosovarë. Mediat heshtin për faktin se egziston konflikt dhe për këtë arsye opinioni gjerman nuk e di sesi jetojnë serbët në Kosovë. E përafërt është edhe tani me protestat në Gjermani, ku qeveria dëshiron të heshtë”, tha Bistron.

I pyetur se përse Gjermania është mbështetësi më i madh i Kosovës në Europë, Bistron tha se duhet pyetur qeveria gjermane, sepse ai nuk shikon ndonjë përfitim në favor të Berlinit zyrtar.

Ky i fundit tha se konferenca është me temën e mosrepsketimit të së drejtës ndërkombëtare dhe zbatimin e standarteve të dyfishta në politikë.

"Standartet e dyfishta u bërën të dukshme dhe tërësisht transparente në rastin e Ukrainës, ku shikohet sesi një pjesë trajtohet krejtësisht ndryshe. Kjo është çështje interesante për epokën tonë" ka thënë Bistron.