Bllokadë Kosovës në Këshillin e Europës, SHBA u shkruan vendeve europiane

Savet Evrope
Burim: Reporteri

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe tre vende anëtare të BE, kanë kërkuar prej shumë vendeve të Këshillit të Europës se çështja e anëtarësimit të Kosovës në këtë organizëm të mos vihet në rendin e ditës së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Europës derisa Prishtina nuk tregon konsruktivitet për ështjen e Bashkësisë së Komunave Sërbe.

"Ministritë e Punëve të Jashtme të disa vendeve në Europë të cilat janë anëtare të Këshillit të Europës, kanë marrë notë proteste prej Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në të cilën thuhet se Uashingtoni mendon se çështja e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Europës nuk duhet të jetë në rendin e ditës së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Europës” ka mësuar Juronjuz Sërbia nga burime diplomatike në Europë.

Siç bëhet e ditur, SHBA kërkon që çështja e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Europës nuk mund të jetë në rendin e ditës derisa "Kosova nuk ka një qëndrim kontruktiv rreth Bashkësisë së Komunave Sërbe (ZSO), çka do t'i hapte rrugën propozimit të Marrëveshjes Themelore ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”.

Sipas informacioneve nga Juronjuz, ky qëndrim i SHBA është i njëjtë me Italinë, Francën e Gjermaninë.

Kosova më 12 maj do të paraqesë zyrtarisht kërkesën për anëtarësi me të drejta të plota në Këshillin e Europës.

E ndërkohë Këshilli i Europës çdo të mërkurë mblidhet ku përcakton përherë pikat që do të diskutohen në rendin e ditës.