Borelli: BE përshëndet vendimin e Kosovës dhe Sërbisë në njohjen e ndërsjelltë të targave

Đuzep Borelj
Burim: Kosovo Online

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Europian për politikë të jashtme Zhozef Borelli deklaroi sot se BE përshëndet vendimin e Kosovës dhe Sërbisë në njohjen e ndërsjelltë zyrtare të targave të automjeteve dhe pezullimin e plotë të vendosjes në to të letrave ngjitëse.

"Ky vendim është hap pozitiv në implementimin e Marrëveshjes rreth rrugës së normalizimit, si dhe detyrimeve të fundit nga dialogu në lidhje me lirinë e lëvizjes. Ajo dëshmon se përparimi në përmirësimin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës e Sërbisë është i mundur dhe përforcon rëndësinë e vazhdimit të punës në kuadër të dialogut të kryesuar BE", thekson Borelli.

Siç shton ky i fundit, kjo gjithashtu paraqet hap në drejtimin e duhur në integrimin e mirë rajonal dhe integrimin europian të Ballkanit Perëndimor, çka në fund është shfrytëzuese për qytetarët e rajonit.