Nga sot dhe automjetet me targa sërbe pa stikera në Kosovë

Vozila sa srpskim tablicama na Kosovu
Burim: Kosovo Online

Në vendkalimin administrativ të Jarinjës pas orës 15:00 mbërriti njoftimi se automjetet me targa sërbe mund të hyjnë në Kosovë pa patur mundësi të mbulohen simbolet sërbe.

I’u desh kohë palës kosovare që të lejonte në Fletoren Zyrtare vendimin për heqjen e shiritave ngjitës të cilat vendoseshin tek targat sërbe duke mbuluar simbolet.  

Më herët vendimi i Qeverisë së Sërbisë kishte hyrë në fuqi katër ditë më parë më 1 janar çka u mundësonte lëvizjen e lirë të automjeteve me targa të Kosovës RKS.  

Në deklaratën e Qeverisë së Kosovës pas mbledhjes së ditës së djeshme e cila u mbajt elektronikisht, u bë e ditur se hiqej regjimi i vendosjes së letrave ngjitëse nëpër targa si „akt i fqinjësisë së mirë dhe vjen pas pranimit tërësisht të targave të Kosovës nga ana e Sërbisë". 

Pas vendimit të Qeverisë së Sërbisë që u mor më datën 25 dhjetor ku në vendkalimet administrative në ditët e fundit të vitit 2023 të vendoseshin njoftimet ku bëhej e ditur mundësimi i hyrjes së automjeteve me targat RKS bëhet për arsye praktike, me qëllim mundësimin e lëvizjes së lirë dhe se kjo nuk do të thoshte pranimin e njëanshëm të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.