Vuçeviq: Vendimi për targat RKS nuk do të thotë njohje, kurrë nuk do t’a njohim Kosovën
Zv kryeministri i Sërbisë dhe ministri i mbrojtjes Millosh Vuçeviq ka thënë mbrëmjen e sotme se lejimi i banorëve të Kosovës për të udhëtuar përmes Sërbisë duke përdorur targat RKS, absolutisht nuk do të thotë njohje e pavarësisë kosovare dhe tha se Sërbia kurrë nuk do t’a njohë pavarësinë e Kosovës ndonëse do të ekspozohet nga presione të mëdha për këtë.
"Ne ngado kemi paralajmëruar se lejimi i ndonjërit në territorin e Sërbisë qëndrore me të tilla targa nuk do të thotë njohje e pavarësisë kosovare. Kurrë nuk do t’a njohim pavarësinë e Кosovës e Metohisë dhe kurrë nuk do të pajtohemi me atë që Prishtina e quan Republika e Kosovës të bëhet anëtare e Kombeve të Bashkuara" ka thënë Vuçeviq për RTV.
Ai tha se Sërbia do të jetë e ekspozuar më presione të mëdha pasi shtetet e mëdha perëndimore janë sponsor të pavarësisë së Kosovës.
"Ne maksimalisht po luftojmë që numri i shteteve që kanë njohur të ashtuquajturën Kosovë, të pakësohet, 27 vende (28 janë të diskutueshme) e kanë njohur të ashtuquajturin Kosovë, disa herë kemi luftuar që e ashtuquajtura Kosovë të mos hyjë në Interpol, të mos hyjë në UNESKO, të mos nënshkruajë asnjë dokument që do të cënonte integritetin territorial të shtetit tonë dhe situata është mjaft e rëndë. Qytetarët nuk duhet të hutohen nga fakti se ne jemi dakordësuar për disa gjëra për të ruajtur strategjikisht shtetin. Kjo nuk do të thotë kapitullim, kjo nuk do të thotë të tërhiqesh prej interesave kyçe shtetërore, kombëtare dhe popullore, kjo do të thotë pak mençuri në politikë dhe jo gjithmonë të jesh fatkeq” theksoi Vuçeviq.
Ky i fundit shtoi se kjo nuk është kohë për fjalë boshe dhe deklarata të thëna lehtësisht, për të cilat shteti apo qytetarët të mund të paguajnë çmim të lartë.
“Mjaft kërkuese që të ruajmë sërbët në K&M, ndërsa kemi sovranitet të kufizuar, nuk kemi as polici e as ushtri në K&M, nuk i kemi të gjitha instrumentet që duhet t'i ketë shteti në territorin e vet dhe kemi halle të mëdha për të ruajtur popullin tonë në K&M dhe të mos rrezikojmë qytetarët e tjerë të Sërbisë” bëri të qartë Vuçeviq.
0 komentet