Borelli: Zbatimi i shpejtë i marrëveshjes është e vetmja rrugë drejt normalizimit, bashkëpunimi me Rusinë është e kundërta e rrugës drejt BE
Përfaqësuesi i lartë për siguri dhe politikë të jashtme në BE Zhozef Borelli, ka thënë sot pas seancës së Këshillit të ministrave të punëve të jashtme të Unionit, se zbatimi i shpejtë dhe i plotë i marrëveshjes së nënshkruar në dialogun mes Kosovës e Sërbisë, është rruga e vetme drejt normalizimit dhe nënvizoi se bashkëpunimi me Rusinë nuk është në përputhje me rrugën europiane.
Borelli në konferencën e shtypit ripërsëriti se BE ka shumë interes në arritjen e marrëveshjes mes dy palëve ku vitet e fundit kanë qenë në konflikt dhe Unioni dëshiron t'i mbështesë në rrugën e normalizimit.
Ai theksoi se tensionet dhe provokimet e dyanshme duhet të ndalen dhe pamundësia e konstruktivitetit dhe atmosfera negative duhet të rikthehet, pasi anëtarësimi në BE kërkon bashkëpunim, duke thënë se vendet që dikur kanë qenë në konflikt duhet të mbeten fqinj, miq dhe partnerë dhe të jetojnë bashkarisht.
“Ndaj dëshirojmë zbatim të shpejtë dhe të plotë të marrëveshjes së arritur, pasi kjo është e vetmja mundësi për normalizimin e marrëdhënieve. Të jesh anëtar i BE, do të thotë të jesh i gatshëm për të bashkëpunuar dhe vepruar si një fqinj i mirë, duke kapërcyer të gjitha problemet e të kaluarës” ka nënvizuar Borelli.
Ky i fundit u shpreh se ministrat e jashtëm të BE takohen rregullisht me homologët e tyre nga Ballkani Perëndimor dhe se beson se kjo mund të ndodhë më shpesh.
Borelli theksoi se tema e bisedës ishte ndikimi rus, pra përpjekja e Moskës për të penguar rrugën europiane të kandidatit.
Borelli tha se është përshëndetur përkushtimi strategjik i vendeve të caktuara, por ka ende vende që nuk janë pajtuar me BE.
Si shembull u nënvizua Sërbia ku shtoi se BE ka paralajmëruar vendet që nuk e kanë harmonizuar politikën e tyre të jashtme, se marrëdhëniet e ngushta me Moskën nuk janë në përputhje me procesin e anëtarësimit dhe dëmtojnë interesat kombëtare.
Borelli tha se BE dëshiron përparim në procesin e zgjerimit dhe se tani është e nevojshme të përfitohet nga dinamika që Ukraina ka inkurajuar me përparimin e saj.
"Përcollëm mesazh të fortë se tani është koha që vendet e Ballkanit Perëndimor të përshpejtojnë reformat, të harmonizohen me standardet europiane dhe të përgatisin shoqëritë e tyre për anëtarësim. Kjo është mundësia unike që duhet shfrytëzuar" spegoi ai.
0 komentet