Borelli: Kosova pranoi që menjëherë të startojë procesin për implementimin e nivelit të përshtatshëm të vetëqeverisjes për sërbët

Đuzep Borelj - Ohrid
Burim: Kosovo Online

Përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme dhe siguri në BE Zhozef Borelli ka deklaruar mbrëmjen e sotme se në takimin e nivelit të lartë në kuadër të dialogut mes Beogradit e Prishtinës, Kosova dhe Sërbia ranë dakord për implementimin e aneksit në rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve.

Në fund të raundit të ri të dialogut rreth planit europian, Borelli tha se ishte ditë shumë e gjatë.

“E dini se qëllimi i kësaj dite ishte që Kosova dhe Sërbia të binin dakord si të implementohej marrëveshja e pranuar në takimin e fundit të 27 shkurtit në Bruksel. Marrëveshja u firmos në fund të shkurtit dhe sot tema ishte sesi të implementohej. Kjo do të thotë se ka pasur bisedime për hapat praktikë kur çfarë dhe kush duhet t’a bëjë.. Ndonjëherë djalli është në detaje, por edhe në kalendar“ ka thënë ai.

Borelli ka thënë se është biseduar për 12 orë dhe mund të bëjë të ditur se marrëveshja është arritur ashtu siç do të bëhet.

“Mund të bëj të ditur se Kosova dhe Sërbia kanë rënë dakord për aneksin e implementimit në rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve. Si pjesë e këtij aneksi palët janë të detyruara të respektojnë të gjitha pikat e marrëveshjes dhe marrin përsipër me shpejtësi detyrimet me vullnet të mirë“ ka bërë të ditur ai.

Borelli ka theksuar se koha e gjatë e bisedimeve të sotme tregon se ato nuk janë karakterizuar nga gjëra të lehta.

Në lidhje me BKS, Borelli ka thënë se në nenin 7 Kosova pranon që menjëherë të fillojë procesi i formësimit të garancive në nivel të përgjegjshëm për vetqeverisje të sërbëve në Kosovë.

Palët, tha Borelli, kanë rënë dakord edhe për deklaratën e personave të zhdukur si një çështje emergjente.

“Më duhet të praanoj se propozuam një plan ambicioz për aneksin, por palët nuk arritën një marrëveshje për detajet e këtij propozimi. Kjo sepse besoj se njëra palë, Kosova, ka pasur mungesë fleksibiliteti dhe në anën tjetër, sepse Sërbia ka njoftuar se nuk do të nënshkruajë asgjë përderisa Kosova të jetë e gatshme të zbatojë detyrimet që ka”, ka shtuar ai. Për këtë, theksoi Borelli, janë bërë lëshime, kështu që nuk është nënshkruar asnjë marrëveshje, por aneksi do të konsiderohet si i pranuar.

“Pavarësisht se teksti ambicioz i propozuar në fillim të ditës së sotme nuk u miratua, ajo që palët kanë pranuar do të bëhet pjesë integrale e rrugës së tyre europiane. Konkretisht unë do të filloj punën menjëherë për prezantimin e anekseve përkatëse në kapitullin 35 të axhendës së Sërbisë dhe Kosovës rreth normalizimit. Në këtë mënyrë të dyja palët do të detyrohen të përmbushin marrëveshjen sepse do të jetë pjesë e rrugës europiane. Mospërmbushja e detyrimeve, do të ketë pasoja”, tha ai.

Borelli tha se dialogu nuk është i rëndësishëm vetëm për Kosovën e Sërbinë, por për stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin e gjithë rajonit.

“Negociatat duhet të shihen në kontekstin e gjerë gjeopolitik. Të hënën do të informoj ministrat e Punëve të Jashtme të BE e më pas edhe liderët e Këshillit të BE për marrëveshjen e arritur dhe angazhimin e të dyja palëve në zbatimin e shpejtë të detyrimeve”, tha ai.

Kjo marrëveshje dhe aneksi që është pjesë e saj, janë një hap i rëndësishëm drejt arritjes së normalitetit, vlerësoi ai, duke shtuar se BE do të vazhdojë të punojë drejt arritjes së një marrëveshjeje të gjithanshme për normalizimin e marrëdhënieve.