BPS: Të hiqen pa vonesa masat që pamundësojnë përdorimin e dinarit në Kosovë
Banka Popullore e Sërbisë ka dënuar ashpërsisht dhe ka bërë thirrje që pa vonesa të qëndrojnë pa hyrë në fuqi masat që pamundësojnë transportin dhe distribuimin e dinarit në Kosovë.
Me rastin e masave më të reja të njëanshme të Prishtinës ku de facto me synim pamundësinë e hyrjes dhe përdorimit të dinarit sërb në Kosovë prej 1 shkurtit për kryerjen e transaksioneve të pagesave me kesh, BPS tregojnë se kjo praktikisht do të thotë pamundësinë e pagave, pensioneve, përfitimeve sociale dhe të ardhurave tjera për popullsinë sërbe në dinarë.
Në njoftim theksohet se masat e shpallura janë në kundërshtim jo vetëm me standardet elementare ndërkombëtare në fushën e financave dhe bankave, por edhe me marrëveshjet e deritanishme dhe mënyrën në të cilën rrjedh dinari në kesh prej vitesh.
Këto masa kanë për qëllim ekskluzivisht mohimin e të ardhurave bazike që popullsia dhe subjektet e biznesit fitojnë dinarë në Kosovë, e për rrjedhojë edhe pamundësinë e kushteve elementare për mbijetesë, para së gjithash, të popullsisë sërbe, paralajmëron PBS.
“Masat e shpallura krejtësisht arbitrare e diskriminuese, rregullojnë fushën e transaksioneve në kesh të pagave dhe ndryshojnë mënyrën se si ka funksionuar prej vitesh transporti i dinarëve dhe praktikisht pamundësojnë pagesën e dinarëve në kesh”, thuhet në njoftim.
Në këtë të fundit shtohet se arsyeja kryesore për masat e reja është se në të ardhmen vetëm euro do të përdoret si “monedhë zyrtare” për transaksionet e pagesave me kesh në Kosovë, çka praktikisht do të thotë shfuqizim i përdorimit të mundshëm të dinarit i cili deri më sot ka qenë i përdorshëm në vendbanimet sërbe.
“Vërrejmë se institucionet e përkohshme të vetqeverisjes në K&M në asnjë rast nuk janë të autorizuara të shpallin euron (apo ndonjë valutë tjetër të huaj) si monedhën e vetme të lejuar në territorin e K&M, as euro nuk mund të shpallet mjet i ligjshëm i pagesës në K&M sepse Banka Popullore e Sërbisë është i vetmi institucion kompetent emetues që është i autorizuar të vendosë për përdorimin e dinarëve në gjithë territorin e Republikës së Sërbisë”, thuhet nga BPS.
Кur është fjala për valutën zyrtare dhe të ardhurat e ligjshme në Kosovë, vëmë re se në Kosovë në këtë moment nuk egziston asnjë monedhë tjetër që të jetë vendosur zyrtarisht. Madje as euro, çka konfirmohet edhe nga BE dhe Banka Qëndrore Europiane në informacionet e tyre të publikuara sepse euro nuk mund të emetohet dhe as të prezantohet si monedhë e vendit që nuk është anëtare e Bashkimit Europian dhe nuk plotësojnë "kriteret e Mastrihtit" për t'u anëtarësuar në Eurozonë.
“Për më tepër, thuhet qartë se “fondet ligjore të pagesave” (eng. tender legal) në Kosovë dhe Metohi nuk janë në euro, por bëhet fjalë vetëm për faktin se euro faktikisht pranohet tek (pjesa) e popullsisë-The euro outside Europe (europa.eu). Për këtë nuk mund të ndalohet pa arsye dhe bazë përdorimi i dinarëve në Kosovë e Metohi” thuhet në njoftim.
Para kësaj, dhënia e lejeve e jo sistemi raportues, për çdo hyrje të monedhave përmes linjës administrative dhe kjo vetëm për institucionin financiar që ka leje të posaçme nga Prishtina, është në kundërshtim me çdo praktikë krahasuese dhe të panjohur të çfarëdolloj sistemi financiar që rjedh dhe është në përputhje me standardet ndërkombëtare, thuhet prej Bankës Popullore.
Sidomos, kjo është e pazakontë aty ku nuk emetohet monedhë vendase për vetëm për këtë nuk ka instrumente të politikës monetare.
“Nuk duhet theksuar se rregulli i përmendur i institucioneve të përkohshme është ndërmarrë jashtë syve të opinionit, pa dëgjesë publike në të cilin nuk është përfshirë as popullsia shqiptare, pale më përfaqësuesit e sërbëve në Kosovë e Metohi, përkundër gjithë asaj dhe jashtë procesit të dialogut”, shtohet në të.
Gjithashtu, zgjidhjet e propozuara të Rregullores së kontestuar parashikojnë që jo-euromonedhat e tjera mund të përdoren në Kosovë vetëm si "vlerë për ruajtje në formë fizike ose në llogaritë bankare në valuta jo në euro-valutë për kryerjen e pagesave ndërkombëtare në valuta jo euro dhe për këmbimet valutore, si dhe ai këmbim valutor mund të bëhet në K&M vetëm përmes institucioneve të licencuara nga ana e Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes në K&M. Kjo praktikisht ndalon përdorimin dhe disponueshmërinë e dinarëve për qytetarët e K&M të cilët marrin pensione, paga dhe asistencën sociale në dinarë, si dhe pamundëson tërheqjen e dinarëve përmes bankomatëve duke u paguar direkt ose në sportelet e postave dhe institucioneve financiare, ashtu si dhe në çdo transaksion mes qytetarëve dhe subjekteve të biznesit në dinarë.
“Zgjidhjet e lartpërmendura, nëse zbatohen, padyshim që do të sjellin përkeqësim të pozitës së popullsisë sërbe dhe presione shtesë, pamundësi të marrjes së pagave, pensioneve dhe asistencës sociale dhe në fund do të rezultojnë në pamundësi të jetës dhe punës për komunitetin sërb në K&M. Veç kësaj nuk egzistojnë çfarëdolloj kushte reale objektive që rjedhin në përdorimin e ndryshimit të praktikës që mundëson pagesën fizike dhe personave juridikë të cilët kanë nevojë për dinarë dhe burimet e të ardhurave nga biznesi në dinarë”, thuhet në njoftim.
Në lidhje me nevojën e pretenduar për të kontrolluar fluksin e parave dhe për të parandaluar pastrimin e tyre dhe financimin e terrorizmit, BPS thekson se hyrja e dinarëve në Kosovë është proces tërësisht transparent, i cili për këtë arsye i nënshtrohet kontrollit dhe po vazhdon pa probleme me vite të tëra dhe se janë të njohur me të, si organet kompetente të Sërbisë, ashtu dhe të Prishtinës, duke pasur parasysh se çdo transfertë individuale dhe shuma e dinarëve të tyre, është e evidentuar në vendkalimet administrative dhe se ky transport ofrohet nga një shoqëri e licencuar nën mbikëqyrjen e Prishtinës.
“Ndaj, kur është fjala për rrezikun e hyrjes jotransparente dhe keqpërdorimit të dinarëve, ky rrezik nuk egziston dhe është eliminuar me marrëveshjet e mëparshme që tani janë duke u anuluar njëanshmërisht me masat e Prishtinës”, thuhet në njoftim.
Thuhet dhe se nuk bëhet fjalë vetëm për masë monetare të njëanshme dhe ilegjitime që dhunshëm ndryshon praktikën e kryerjes së pagesave për personat burimet e të ardhurave dhe biznesit të të cilëve janë në dinarë, por rreth masës zbatimi i së cilës kërcënon direkt egzistencën e popullsisë sërbe dhe ka për synim të shërbejë për shtrydhjen e mëtejshme të popullsisë sërbe të Kosovës para të cilës nuk egziston asnjë arsye e justifikuar që transaksioni i pagesës me dinarë kesh të mos vazhdojë të funksionojë në të njëjtën mënyrë siç ka funksionuar vite më parë.
Për këtë Banka Popullore e Sërbisë, në bashkëpunim me institucionet kompetente të Sërbisë, ndërmerr të gjitha masat e nevojshme në kuadër të juridiksionit të saj për të penguar zbatimin e Rregullores së lartpërmendur dhe për të mbrojtur popullin sërb në Kosovë.
“BPS beson se është e nevojshme pa vonesë të ngelen jashtë fuqisë masat diskriminuese dhe të papara të ndërmarra nga Institucionet e Përkohshme në Prishtinë për të mundësuar transportin dhe shpërndarjen pa probleme të dinarëve përmes institucioneve financiare dhe institucioneve tjera që kryejnë pagesat e tyre përmes sporteleve dhe bankomateve dhe parandalimi i mohimit të kushteve elementare për jetën e popullsisë sërbe në Kosovë e Metohi”, përfundon njoftimi.
0 komentet