Llajçak: Informova Brukselin rreth synimeve të Prishtinës, besoj se do të gjejmë zgjidhje që nuk do të kenë pasoja negative
I dërguari special i Bashkimit Europian për dialog mes Sërbisë dhe Kosovës Mirosllav Llajçak ka thënë në Davos se ka informuar Brukselin rreth synimeve të Prishtinës për heqjen e kalimit të pagesave me Sërbinë duke shprehur besimin se do të gjendet zgjidhje që nuk do të ketë asnjë pasojë negative.
Pyetjes nëse është njohur me synimet e Prishtinës për të hequr kalimin e pagave me Sërbinë, Llajçak për TV Pink ka thënë se jo vetëm që është njohur, por me këtë çështje ka çelur bisedën me ndihmës kryeministrin kosovar Besnik Bislimin të cilin e ka lutur që t’i japë përgjigje për disa çështje të rëndësishme.
"I përcolla këtë informacion Brukselit dhe shërbimet tona tashmë analizojnë situatën. Presim që të dalim sa më shpejt me një qëndrim të përbashkët” ka thënë Llajçak.
I pyetur se nëse kjo është e rrezikshme, ai u përgjigj se beson se nuk e shikon me sy të errëta situatën e rrezikshme.
"Nuk do të doja që në këtë moment të jap ndonjë vlerësim. Besoj se nuk do të bëhet e rrezikshme dhe se do të gjejmë zgjidhje që nuk do të ketë asnjë pasojë negative” ka thënë Llajçak.
Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq më herët ka thënë se deklaratat e Prishtinës për heqjen e kalimit të pagesave dhe ndalimin e përdorimit të dinarit cënon më rëndë dhe kërcënon dialogun e deritashëm dhe se prej Llajçakut pati kërkuar mbështetje për sërbët e Kosovës.
0 komentet