Brnabiq: Ardhja e Lajçakut është formë e presionit shtesë, aktivitetet diplomatike rreth Kosovës po intensifikohen
Pas seancës së Kuvendit të Serbisë ku u diskutua për Kosovën e Metohinë, i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, pas një vizite në Prishtinë, sonte në mbrëmje vjen në Beograd dhe kryeministrja Ana Brnabiq thotë se është një formë presioni shtesë, raporton RTS.
Brnabiq në Programin e mëngjesit theksoi se është e qartë se aktivitetet diplomatike në lidhje me Kosovën po përshpejtohen dhe se presioni ndaj Beogradit po rritet.
"Nuk është për t'u habitur kur shikon gjendjen e botës, luftën në Ukrainë, luftën në Evropën Lindore - shumica e Evropës është indirekt e përfshirë në luftë, dhe SHBA-të po marrin pjesë në të. Tani ka tensione të mëdha mes SHBA-së dhe Kinës. Askush nuk është i kënaqur me asnjë tjetër konflikt e ardhshëm potencial të ri dhe destabilitet dhe duan të shuajnë çdo pikë të nxehtë të mundshme”, thotë kryeministrja.
Ajo thotë se qëllimi është t'u jepet fund atyre konflikteve, por edhe të hiqen nga rendi i ditës precedentë si Kosova.
“Sigurisht se Kosova e Metohia është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare për shkak se është marrë nga Serbia”, tha Brnabiq.
Ajo thekson se është bërë agresion ndaj Serbisë pa pëlqimin e Këshillit të Sigurimit, dhe Serbia nuk ka sulmuar askënd.
“Ata na morën një pjesë të territorit, të paktën ato shtete që e njohën pavarësinë e shpallur në mënyrë të njëanshme të Kosovës e Metohisë dhe ne luftojmë që nga atëherë”, thotë Bërnbiq dhe thekson se Kosova është një precedent i madh.
Ajo vuri në dukje qëndrimin e saj dhe të presidentit Alleksandar Vuçiqit, se një konflikt i ngrirë nuk i përshtatet Beogradit.
“Është një gjendje në të cilën kushdo mund ta shkrijë. Vjen dikush si Albin Kurti, nuk i intereson stabiliteti, nuk ka plane për prosperitet, dhe dëshiron të kompensojë dështimin e tij ekonomik, mungesën e vizionit politik dhe ekonomik duke patur paqëndrueshmëri të vazhdueshme politike”, thotë kryeministrja.
Ndjesë për gabimin në uebfaqen e Qeverisë
Brnabiq ka konfirmuar se ka pasur një gabim në uebfaqen e Qeverisë së Serbisë, ku në përkthimin në anglisht të Planit 10-pikësh për lëvizjet e ardhshme politike të shtetit shkruhej “Republika e Kosovës”.
“Dua t'u kërkoj falje të gjithë qytetarëve tanë që një gabim kaq i rëndë është shfaqur në uebfaqen e Qeverisë së Republikës së Serbisë. Ne menjëherë e hoqëm atë faqe, po, ka ndodhur një gabim, përgjegjësia është e ekipit qeveritar të internetit dhe Shërbimi i shtypit. Ne kontrolluam se për çfarë bëhej fjalë, ishte një gabim i madh i pafalshëm i përkthyesit", tha Brnabiq.
Ajo shton se ky përkthyes si magjistër i gjuhës angleze punon në Qeverinë e Serbisë që nga viti 2001 dhe se gabimi është i tij, por edhe i disa personave të tjerë që siç thotë ajo e publikojnë në uebfaqe pa verifikim.
0 komentet