Brnabiq me Sholle: I jemi mirënjohës SHBA-së për rolin e saj konstruktiv në ruajtjen e paqes në rajon

Ana Brnabić i Derek Šole
Burim: Kosovo Online

Kryeministrja e Republikës së Serbisë, Ana Brnabiq, ka takuar sot Këshilltarin politik të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Derek Scholle, dhe theksoi gjatë takimit se Serbia mbetet e përkushtuar për paqen, si dhe se do të vazhdojë të jetë konstruktive në dialogun me Prishtinën.

Siç njoftoi Qeveria e Serbisë, Brnabiq falënderoi për qasjen e hapur dhe konstruktive që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë në lidhje me çështjet e hapura në rajon, dhe veçanërisht në rolin konstruktiv të SHBA-së në ruajtjen e paqes në rajon.

Brnabiq shprehu shpresë se ky vit do të shënohet me një periudhë më të qëndrueshme, për dallim nga ai i mëparshmi, i cili, siç tha ajo, “kaloi në jostabilitet dhe provokime të shkaktuara nga lëvizjet e njëanshme të institucioneve të përkohshme në Prishtinë”.

Brnabiq, duke folur për marrëdhëniet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, tha se Serbia mbetet e përkushtuar ndaj paqes dhe stabilitetit dhe se do të vazhdojë të ketë qasje konstruktive përmes dialogut, siç ka bërë deri më tani.

Brnabiq dhe Sholle ranë dakord se bashkëpunimi mes dy vendeve në fushën e mbrojtjes është shumë i mire dhe si shembull i mirë i bashkëpunimit të suksesshëm ushtarak u theksua bashkëpunimi i Ushtrisë Serbe me Gardën Kombëtare të Ohajos.

“Bashkëbiseduesit diskutuan edhe për bashkëpunimin në fushën e energjetikës dhe ekonomisë, ku Brnabiq theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe investimeve të kompanive amerikane të IT, që paraqet një potencial të madh për zhvillimin e përgjithshëm të vendit tonë, sidomos duke pasur parasysh se eksporti më i madh i shërbimeve nga vendi ynë është në SHBA”, thuhet në ueb faqen e Qeverisë së Serbisë.