Brnabiq: Bashkëpunimi i shkëlqyer ekonomik me SHBA, do të sjellë më shumë kompani amerikane
Kryeministrja e Sërbisë Ana Bërnabiq ka thënë sot gjatë një takimi me përfaqësues të Odës Ekonomike Amerikane në Sërbi (AmCham) se bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve është i shkëlqyer cka do të sjellë në vendin tonë më shumë kompani amerikane por njëkohësisht edhe do të promovojë Sërbinë ne tregun amerikan, transmeton RTV.
Tema kryesore e bisedimeve kanë qenë prioritetet e Odës Ekonomike Amerikane, vazhdimi dhe mbështetja e reformave mbi të gjitha në fushat e digjitalizimit, shëndetësisë, agjendën e gjelbër ruajtjen e mjedisit dhe vecanërisht avancimi bashkëpunues në kuadër të iniciativës së Ballkanit të Hapur.
"Jam e gëzuar që sot kam patur një takim kontruktiv dhe iniciativa të mira në fushat sic janë digjitaliyimi, shëndetësia, ruajtja e mjedisit, si dhe iniciativa rajonale e Ballkanit të Hapur ku mundemi të zgjidhim disa probleme por edhe të promovojmë Sërbinë në tregun amerikan ashtu sikurse nga ana tjetër të nxisim ardhjen e sa më shumë kompanive në Sërbi dhe njëkohësisht celjen e tregut në Amerikë për kompanitë tona” ka thënë Bërnabiq.
Kjo e fundit ka thënë se menjëherë këtë javë pas konferencës së Odës Amerikane Ekonomike në të cilën prezantohen rezultatet e hulumtimit të anëtarëve të kësaj ode për "Kohën e dhjetë kalimtare” organizuar në takimin e punës, kanë biseduar edhe rreth fushave të cilat brengosin anëtarësinë e tyre përkatësisht në ato fusha ku ata shikojnë mundësi të punojnë së bashku.
"Për të përmirësuar më tej potencialin për investime, por edhe në fund të fundit cilësinë e jetës së të gjithë qytetarëve tanë" ka thënë kryeministrja.
Ajo theksoi se kemi bashkëpunimin më të mirë të mundshëm me SHBA dhe kompanitë amerikane dhe shkëmbimi i tregtisë së jashtme mes dy vendeve ka kaluar 1 miliardë euro në vitin 2021 ku pritet të jetë ende më i lartë në fund të vitit 2022. Presidenti i Odës Ekonomike Amerikane Stefan Lazareviq, ka falenderuar kryeministren Bërnabiq dhe skuadrën e vet në dialogun e hapur dhe konstruktiv në kuadër të së cilës sic tha ai, janë dakordësuar për një sërë aktivitetesh të përbashkëta me qeverinë vitin e ardhshëm me synim përmirësimin e kushteve të biznesit në Serbi dhe zvogëlimit të efekteve të krizës.
"Gjithashtu, së bashku do të vazhdojmë dialogun dhe do të monitorojmë shkallën e zbatimit të aktiviteteve, të cilat në fushën e dixhitalizimit, Agjendës së Gjelbër, shëndetësisë dhe Ballkanit të Hapur, synojnë në radhë të parë përmirësimin e efikasitetit të administratës dhe gjyqësorit dhe rritjen e nivelit të transparencës në aktet e funksionimit të vendimmarrjes” ka thënë Lazareviq.
Ai theksoi se qëllimet janë modernizimi i sistemit shëndetësor dhe përmirësimi i mbrojtjes së mjedisit, mundësimi i diversifikimit të burimeve të furnizimit me energji dhe që Sërbia të bëhet edhe më tërheqëse për investime.
0 komentet