Novakoviq: Gati 150 persona pa korrent, policia nuk lejon lëvizjen e punonjësve të Elektrokosmetit
Në Mitrovicën e Veriut është mbajtur sot mbledhja e shtabit të krizës në të cilën janë paraqitur probleme në lidhje me konsumin dhe sigurimin e sistemit energjitik në komunën e Zubin Potokut ku thuhet se efektivët e policisë së Kosovës u bërën shkak për mungesën e energjisë elektrike në vendbanimin e Rezhajës.
Anëtari i Shtabit të Krizës dhe drejtori i "Elektrokosmet" Boban Novakoviq, ka thënë se policia kosovare ka ndaluar punonjësit e firmës të lëvizin lirshëm në rrugët rurale cka ka sjellë sic tha ai lënien pa energji elektrike të 150 banorëve.
"Dje efektivët e policisë së Kosovës kanë pamundësuar punonjësit tanë të takonin korrentin në vendbanimin e Rezalës ashtu sikurse i’u privua atyre lëvizja e lirë në rrugët vendore. Sot nuk janë lejuar të rregullojnë defektin në rrjetin elektrik mes përroit të Rovacit dhe fshatit Jabuka. Momentalisht janë afro 150 banorë mes të cilëve fëmijë, pleq të sëmurë të cilët nuk kanë energji elektrike në fshatrat Jabuka, Prevlak, Crepulja, Dren, Zagulj, si dhe reperditori i MTS në Kurilovë ku qytetarëve u privohet shërbimi telefonik", ka thënë Novakoviq.
Sipas tij nga policia e Kosovës është thënë se punonjësit e KEDS sot kanë rregulluar një defekt cka është një veprim në kundërshtim me të gjitha marrëveshjet e arritura.
"Kjo është në kundërshtim me të gjitha marrëveshjet pasi mirëmbajtja e rrjetit elektrik në këtë pjesë të vendit, është në përgjegjësinë e punonjësve tanë", ka thënë Novakoviq i cili ka shtuar se ka kërkuar ndihmën e KFOR.
"Jemi në kontakt me KFOR dhe i kemi lutur që të na ndihmojë përmes autoritetit që kanë për të zgjidhur problemin në fjalë. Po presim ndërkohë të vihemi në dijeni", ka thënë Novakoviq në mbledhjen e shtabit të krizës.
Ai ka thënë se punëtori i ‘Elektrokosmet" është sulmuar nga ana e policisë së Kosovës në digën e Gazivodës.
"Elektromontuesi ynë nga Zubin Potoku, Millan Tomasheviq më 11 dhjetor është keqtrajtuar fizikisht dhe psikologjikisht prej policisë së Kosovës në digën e Gazivodës, ku ka qenë me kolegun e tij Millorad Vlashkoviq dhe ishin duke shkuar në TS “Andriq” për të riparuar dëmin", ka përfunduar Novakoviq.
0 komentet