Brnabiq: Heqja e barrikadave me forcë do të ishte një sulm ndaj grave, fëmijëve dhe të moshuarve
Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka thënë sot se nuk beson në një skenar në të cilin policia e Kosovës do të largonte me forcë barrikadat në veri të Kosovës dhe se nuk di si të diskutohet për propozimin francezo-gjerman, kur Marrëveshja e Brukselit ende nuk është zbatuar, transmeton Politika.
Duke folur për barrikadat në veri të Kosovës, Brnabiq theksoi se policia e Kosovës as që duhet të mendojë t'i largojë ato me forcë sepse do të ishte një sulm ndaj grave dhe fëmijëve, të moshuarve dhe edukatorëve që janë atje.
“Unë nuk besoj në një skenar të tillë. Ka sensi e mjaftueshëm nga ana e aktorëve ndërkombëtarë, mbi të gjitha KFOR-it”, tha kryeministrja duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.
Ajo vuri në dukje bashkëpunimin e mirë me KFOR-in, si dhe seriozitetin e treguar sepse ende janë duke e shqyrtuar kërkesën e Serbisë për kthimin e një pjese të forcave në Kosovë sipas Rezolutës 1244.
“Ne presim që KFOR të bëjë një njoftim. Me durim. Besoj se do të thotë diçka”, tha ajo.
Kryeministrja tha gjithashtu se nuk di si të negociojë për një marrëveshje të re për zgjidhjen e problemit të Kosovës kur nuk është zbatuar Marrëveshja e Parë e Brukselit nga viti 2013.
“Ne presim që të zbatohet Marrëveshja e Parë e Brukselit. Nuk di si ta diskutoj mbi propozimin e ri franko-gjerman kur propozimi i Brukselit nuk u zbatua dhe ishte i garantuar nga BE-ja”, tha ajo.
Ajo vlerësoi se çështja e të gjitha pyetjeve është se kush do ta zbatojë marrëveshjen e parë.
“Jemi gjithmonë këtu për të gjitha bisedat. Dhe pyetja për BE-në dhe SHBA-në është se kush do ta garantojë zbatimin”, tha ajo. Ajo kujtoi se Brukseli, i cili ishte garantues, nuk e detyroi Prishtinën të zbatojë Komunitetin e Komunave Serbe.
Ajo vlerësoi se kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, i mungon një lloj sensi i shëndoshë, i cili publikoi një listë të re që përfshin presidentin e Serbisë dhe disa anëtarë të familjes së tij.
Kur u pyet për punën e EPS-it, Brnabiq theksoi se kompania nuk ka pasur asnjëherë menaxhim profesional. Ajo tha se në kohën e Partisë Përparimtare Serbe, investimet janë bërë në EPS dhe në sektorin energjetik të Serbisë.
“Kushdo që na fajëson se nuk kemi bërë diçka, do të pyesja, çfarë keni bërë ju? Çfarë të re kanë bërë ata që na fajëson që nuk ka pasur menaxhim profesional”, tha ajo.
Ajo vlerësoi se krahasuar me kohërat e menaxhimeve të tjera, kjo ishte epoka e artë e investimeve për EPS dhe energji.
komentet