Daçiq: Mbështetja e Kinës për çështjen e Kosovës dhe Metohisë me rëndësi kyçe për Sërbinë

Ivica Dačić
Burim: Kosovo Online

Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Ivica Daçiq ka thënë sot në Pekin se për Sërbinë ka rëndësi kyçe mbështetja e Kinës kur është fjala rreth çështjeve vitale ashtu sikurse Kosova.

"Vuçiq në nisje të takimit me Si, ka thënë se do ketë mbështetje të dyanshme, ndërsa për ne ka rëndësi kyçe mbështetja e Kinës kur vjen fjala për çështjen vitale të Kosovës e Metohisë” ka thënë Daçiq.

Ky i fundit vlerësoi se marrëdhëniet mes dy vendeve klasifikohen kryesisht nëse egzistojnë marrëveshje mes tyre, duke theksuar se me ngjarjen e sotme, Kina dhe Sërbia kanë rrumbullakosur gjithçka që ka ndodhur në 10 vitet e fundit.

“Është shumë e rëndësishme të thuhet se Kina, sipas presidentit kinez, do të jetë me ne në momente të vështira për çështje të vështira. Ndoshta dikush përpiqet t’a vendosë në kontekstin e ngjarjeve politike, por nënshkrimi i marrëveshjes së tregtisë së lirë do të jetë e rëndësishme nga pikëpamja historike” ka thënë Daçiq.

Ky i fundit shtoi se mbështet presidentin Aleksandar Vuçiq në politikën e pavarësisë dhe mëvetësisë së Sërbisë.

Daçiq kujton se javën e ardhshme do të mbahet seanca rreth Kosovës në KS të KB dhe për Sërbinë është shumë domethënëse mbështetja e Kinës.