Bërnabiq: Vuçiqin e presin bisedime të vështira, do të vazhdojmë të insistojmë tek BKS
Kryeministrja e Sërbisë Ana Bërnabiq ka thënë sot se presidentin Aleksandar Vuçiq në Bruksel e presin takime të cilat nuk do të jenë të lehta, duke shprehur besim se shumica në BE e kanë të qartë se Beogradi nuk qëndron pas incidentit që ndodhi më 24 shtator në Banjskë pasi kjo nuk është në interes të Sërbisë.
"Ne do të vazhdojmë të insistojmë në formimin e Bashkësisë së Komunave Sërbe në përputhje me marrëveshjen e Brukselit për sigurinë e popullit tonë në K&M, por edhe për popullsinë tjetër joshqiptare, si romët" u ka thënë Bërnabiq gazetarëve në Bruksel ku sot ka biseduar me komisarin europian për zgjerimin Oliver Varheli dhe komisarin europian për punët e brendshme Il Johanson.
Bërnabiq tha se fëmijëve rom të cilët shkojnë në shkollat sërbe në Kosovë e Metohi u janë tërhequr bursat ku nuk egziston shanci që ata të përfitojnë bursë prej autoriteteve prishtinase.
Bërnabiq theksoi se në K&M mbizotëron represioni i qëndrueshëm ditor ndaj sërbëve dhe të gjithë joshqiptarëve.
"Do të luftojmë për këto që këta njerëz të kenë kushte themelore për të jetuar" përmbylli Bërnabiq.
0 komentet