Brnabiq: Kurti ia tregoi botës fytyrën e tij të vërtetë, duke kërcënuar serbët me vdekje dhe tortura

Ana Brnabić
Burim: RTV/Vlada Republike Srbije

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka thënë se “Albin Kurti përmes deklaratave të tij për Guardian, i ka treguar botës fytyrën e tij të vërtetë, duke kërcënuar serbët me vdekje dhe dhunë”.

Brnabiq tha në Twitter se "përmes deklaratave të tij për Guardian, Albin Kurti i tregon botës fytyrën e tij të vërtetë, duke kërcënuar serbët me vdekje dhe dhunë në vend që të zgjedhë një zgjidhje racionale thjesht duke zbatuar Marrëveshjen e Brukselit, duke respektuar sundimin e ligjit dhe duke i dhënë fund arrestimeve arbitrare të njerëzve të pafajshëm”.

Në një intervistë për Guardian, Kurti tha se heqja e barrikadave nuk mund të përjashtojë viktimat.

"Shqetësimi ynë është se heqja e barrikadave nuk mund të përjashtojë viktimat. Dhe kështu ne duam të jemi sa më të kujdesshëm për t'u siguruar që nuk do të ketë destabilizim dhe se do të ketë paqe dhe siguri relative. Megjithatë, ne nuk mund ta lejojmë këtë shkelje të ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë përgjithmonë. Pra, po, kjo duhet të përfundojë, sa më shpejt aq më mirë”, tha Kurti.