Brnabiq: Lëvizja Popullore është vazhdimësi e luftës për një Serbi të fortë dhe të pavarur
Burim: Kosovo Online
Kryeministrja Ana Brnabiq theksoi se ideja e formimit të një lëvizjeje popullore është të vazhdohet lufta për një Serbi të fortë, të qëndrueshme dhe të pavarur, në të cilën do të rriten pagat dhe pensionet dhe ku do të qëndrojnë e do të kthehen të rinjtë, raporton B92.
Brnabiq theksoi se lëvizja popullore do të bashkojë njerëz që nuk janë partiakë, por duan të bëjnë diçka për Serbinë.
“Vuçiq e njohu forcën shtesë,e cila do ta shtyjë Serbinë në atë drejtim. Për mua, ajo lëvizje është një mënyrë për të bashkuar njerëzit që nuk duan të jenë në parti, por duan të bëjnë diçka për Serbinë”, tha Brnabiq në një paraqitje në emisionin Jutro në TV Prva.
Ajo shtoi se kjo lëvizje në asnjë mënyrë nuk është zëvendësim i PPS-së, por se ai është mbipartiak.
0 komentet