Brnabiq: Shpresoj se do të shohim sanksione për Prishtinën dhe një ndryshim në politikën e SHBA-së dhe BE-së

Ana Brnabić skupština
Burim: Screenshot

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka deklaruar në Kuvend se shpreson që ditët në vijim të ketë ndryshim në politikën e SHBA-së dhe Bashkimit Evropian, gjegjësisht se sanksionet për Prishtinën do të shihen në veprim, për shkak të sjelljes së Albin Kurtit.

“Shpresoj se do të shohim, siç e parandiejmë këto ditë, deri diku një ndryshim në politikën e BE-së dhe të SHBA-së, që në histori ishte e pamundur as të imagjinohej, se Prishtina vuan disa sanksione për shkak të sjelljes së saj”, tha Brnabiq.

Ajo theksoi se politika e presidentit serb Aleksandar Vuçiq, e cila nënkupton durim, këmbëngulje dhe tolerancë, së bashku me vetëdisiplinën e pabesueshme të popullit serb në Kosovë, çoi në faktin që mund të shohim disa sanksione për Prishtinën në ditët në vijim, duke filluar sa nesër.

“Një falenderim i madh për presidentin Vuçiq dhe serbët nga Kosova e Metohia, sepse na mundësuan të shohim gjëra të tilla me politikë të zgjuar. Dhe, shpresoj se kjo do të çojë në një ndryshim përfundimtar dhe afatgjatë të politikës së SHBA-së dhe BE-së. Dhe ne do të jemi aty për njerëzit tanë”, tha Brnabiq.

Ajo shtoi se presidenti, qeveria, drejtori i Zyrës për Kosovë dhe Metohi, Petar Petkoviq, punojnë vazhdimisht dhe fort për t'iu ofruar ndihmë serbëve në Kosovë.

“Dua t'u dërgoj sot, prej këtu, mirënjohjen më të thellë të mundshme për luftën, durimin, durimin, për mbrojtjen e Serbisë tonë në Kosovë e Metohi dhe do të bëjmë maksimumin me Listën Serbe që t'u ofrojmë gjithçka që u nevojitet, të gjithë ndihmën dhe mbështetjen e mundshme”, tha Brnabiq, duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve në lidhje me ndihmën shtesë për serbët në Kosovë.