Brnabiq: Vazhdimi i angazhimit të Misionit të UNMIK-ut është i një rëndësie kyçe për Serbinë
Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka biseduar sot me nënsekretarin e OKB-së për Operacionet Paqeruajtëse, Zhan-Pjer Lakro dhe Përfaqësuesen Speciale të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së dhe Shefen e Misionit të UNMIK-ut, Karollin Zijade, për pjesëmarrjen e Serbisë në operacionet paqeruajtëse në botë, si dhe vazhdimin e angazhimit të UNMIK-ut në Kosovë e Metohi.
Në një mbledhje të qeverisë, Brnabiq tha se Serbia vazhdimisht kontribuon për paqen botërore, sigurinë dhe respektimin e ligjit ndërkombëtar duke marrë pjesë në operacionet shumëkombëshe të OKB-së dhe BE-së.
Kryeministrja vuri në dukje se për Serbinë, Kombet e Bashkuara janë organizata më e rëndësishme ndërkombëtare dhe se ne mbështetemi në ndikimin e saj në drejtim të ruajtjes së vlerave origjinale të Kartës së OKB-së, veçanërisht në pjesën e respektimit të integritetit territorial dhe sovranitetit dhe Rezolutës 1244 e Këshillit të Sigurimit.
Është thelbësore që Serbia të vazhdojë angazhimin e Misionit të UNMIK-ut në një shtrirje të pazvogëluar dhe me një mandat të pandryshuar, theksoi Brnabiq.
Kryeministrja tha se janë të rëndësishme reagimet në kohë, adekuate dhe të dukshme të OKB-së ndaj incidenteve të shumta, provokimeve dhe akteve të njëanshme të Prishtinës, dhe në mbështetje të kësaj ajo përmendi një sërë shembujsh të incidenteve që rrisin tensionet.
Duke folur për vazhdimin e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, ajo tha se është e nevojshme që Prishtina t'i përmbushë të gjitha obligimet e saj nga Marrëveshja e Brukselit.
Lakro foli shumë për kontributin e Serbisë në paqen dhe sigurinë botërore duke marrë pjesë në operacionet shumëkombëshe nën mandatin e OKB-së, të cilat, siç vlerësoi ai, shpesh nënkuptojnë ekzistencën e një rreziku të afërt.
Zijade pajtohet se ka sfida të shumta para Misionit të UNMIK-ut, si dhe se ajo mbështet vazhdimin e bisedimeve në Bruksel me qëllim të arritjes së progresit konstruktiv.
0 komentet